• |
ide | kryesore

Aksident në Devoll, vdes i moshuari

Lajme, Të fundit



Një 72-vjeçar mbeti i vdekur në fshatin Ponçarë të Devollit, pasi u aksidentuar për vdekje nga një mjet. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Ponçarë.

Një shtetas, me inicialet S.H., 43 vjeç, banues i këtij fshati, duke drejtuar mjetin tip motor ka përplasur shtetasin T.S., 72 vjeç, që në momentet e aksidentit ishte këmbësor në rrugë. 72-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, drejtuesi i motorit është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *