• |
ide | kryesore

Alfio flet për planet e martesës me Fatmën

Paparazzi, Slider



Pasi tregoi se së shpejti do të rikthehet në ekran së bashku me Fatmën dhe Noah, Alfio Rrotani zbuloi gjatë intervistës për “Lart e poshtë” edhe planet për t’u martuar.
Shefi i kuzhinës rrëfeu se ka ndërmend të bëjë diçka super të veçantë, të cilën do ta mbajnë mend gjithë jetën.

Alfio tregoi se dëshira për dasmën nuk mungon, megjithatë ai po punon fort për të qenë i siguruar ekonomikisht, madje një arsye tjetër që dasma e tyre po shtyhet është i biri, Noah.
Shefi i kuzhinës pranoi se po pret që Noah të rritet edhe pak, që t’ia japë ai vetë unazat mamit dhe babit.

“Dasmën unë e shoh si diçka që nuk duhet bërë për të plotësuar dëshirat e familjarëve, të shoqërisë. Dasmën në radhë të parë duhet ta ndjesh shumë.
Kur të jem në rregull nga ana financiare, kur të jem super i sigurt, kur e di që do të bëj diçka të veçantë që s’e ka bërë njeri deri më sot… Fundja është kujtim që të ngelet gjithë jetën dhe pres që të më rritet dhe pak çuni, se kam qejf që çuni të m’i sjelli unazat.”- rrëfeu Alfio, i cili gjithashtu ka rrëfyer se dëshiron që në të ardhmen të ketë edhe një vajzë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *