• |
ide | kryesore

Efekti Koronavirus i jep Inter një maj të tmerrshëm: 9 ndeshje në 24 ditë

Sport



Pas Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari e Torino-Parma, alarmi koronavirus ka cuar në shtyrjen edhe të Juventus-Inter e të katër ndeshjeve të tjera. Një problem i madh për të gjithë Serie A, por sidomos për Inter ende në garë në Kupën e Italisë e Europa League. Në rast se zikaltrit duhet të shkojnë deri në fund në të gjitha kompeticionet do të detyroheshin të luanin në maj 9 ndeshje në 24 ditë: Inter-Fiorentina (3 maj), Genoa-Inter (10 maj), Juventus-Inter (13 maj), Inter-Napoli (17 maj), Inter-Sampdoria (ende e pavendosur data e rikuperimit, por në 20 maj është data e vetme e mundshme gjithnjë nëse Inter nuk do të eleminohet më parë në Europa League), Inter-Atalanta (24 maj). Për më tepër mund të jetë edhe finalja e Kupës së Italisë (spostuar në 20 maj), gjysëmfinalja e kthimit e Europa League (7 maj) e ndeshja e fundit e kampionatit në 27.

Problemet e krijuara nga koronavirus rrezikojnë të komplikojnë edhe kalendarin e Juventus: 5 ndeshjet e kampionatit në maj (kundër Udinese, Sampdoria, Inter, Cagliari e Roma), plus finalja e mundshme e Kupës së Italisë, kthimi i gjysëmfinales së Champions League (5 ose 6 maj) e finalja e Stambollit në program në 30 maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *