• |
ide | kryesore

Ferrari paqe me FIA-n: mbyllet hetimi mbi njësinë e fuqisë

Sport



Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) mbylli hetimet mbi njësinë e energjisë Ferrari 2019 dhe vendosi një “gur varri” mbi të. Ekipi i Maranello është vënë në dispozicion të FIA-s për të ndihmuar në kontrollin e njësisë së energjisë në vitet e ardhshme. Dhe kështu, Ferrari gjithashtu mbrojti veten nga sulmet e mundshme në të ardhmen nga kundërshtarët e saj.

Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) dhe Ferrari kanë nënshkruar paqen. Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) lëshoi një njoftim për shtyp duke njoftuar se “pas hetimeve teknike u përfundua analiza mbi funksionimin e njësisë së fuqisë së Formulës 1 të skuadrës Ferrari dhe u arrit një marrëveshje me ekipin. Specifikimet e marrëveshjes do të mbeten sekrete midis palëve”. “Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) dhe skuadra Ferrari kanë rënë dakord për një seri angazhimesh teknike, që do të përmirësojnë monitorimin e të gjitha njësive të energjisë në kampionatet e ardhshme, si dhe mbështetjen e Federatës në aspekte të tjera rregullatore në Formula 1 dhe në aktivitetet e saj kërkimore për uljen e emetimeve të karbonit dhe futjen e karburanteve të qëndrueshme”.

Ferrari, pra, dëshiron të japë një nxitje për studimin e motorit të së ardhmes dhe karburantet sintetike për të dhënë një nxitje të hulumtimit, i cili jo vetëm që lidhet me energjinë elektrike, por duhet të gjejë një fazë tranzicioni për sektorin e automobilave për mbështetjen e një motori me emetim zero që mund të jetë i maturuar. Skuadra e Maranello vihet kështu në dispozicion të Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA-n) në hulumtimin mbi uljen e emetimeve të karbonit duke nënshkruan një paqe të rëndë për polemikat në lidhje me motorin e vitit të kaluar dhe sheh të ardhmen me shumë besim, sepse Ferrari ka dorëzuar zgjidhjet për motorin tek komisionerët federal, ndërsa për njësinë e energjisë, FIA do të miratojë në Melburn ato që janë aprovuar më parë.

Nëse Mercedes ka DAS, Ferrari do të jetë në gjendje të mbështetet në një sistem shfrytëzimi hibrid që do të jetë më i gjerë brenda një xhiroje. Secili do të ketë mundësinë të luajë kartat e tij në rrugën e duhur, pa pësuar sulmet e diskutueshme, që kemi parë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *