• |
ide | kryesore

Henri Çili flet pas arrestimit: Çdo gjë e manipuluar, do i kundërshtoj me prova dhe fakte

Lajme, Të fundit



Analisti dhe botuesi Henri Çili, i arrestuar një ditë më parë nga policia, mohon akuzat që i janë ngarkuar nga organi i Prokurorise. Mësohet se në dëshmitë e dhëna përpara hetuesve, Çili ka deklaruar prerë se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk ka lidhje me akuzat që i janë ngarkuar.

Ai i është nënshtruar seancave pyetësore ditën e djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore. Në të gjitha deshmitë që ka dhënë në një orë e gjysmë seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen nga Prokuroria.

Sipas tij, gjithçka është tërësisht e manipuluar dhe thotë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte. Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Henri Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Rrethit, në Përmet.

Për çfarë akuzohet
Botuesi dhe pronari i universitetit Europian të Tiranës Henri Çili dyshohet se mori para nga familjarët e Arbjon dhe Alban Aliko, me qëllim lirimin e tyre pasi janë të dënuar me burg përjetë dhe 17.6 vite burgim për vrasjen e efektivit të RENEA, Ibrahim Basho. Personi që ka shërbyer si sekser dhe që ka shërbyer si njeriu që ka bërë lidhjen mes Adil Alikos, babai të dy vëllezërve të dënuar dhe Henri Çilit, dyshohet se është pikërisht kunati i këtij të fundit Gazmir Ajdini. Ajdini është vëllai i partneres së Henri Çilit, dhe duke nisur nga ky besim reciprik, mësohet se Henri Çili, ka pranuar të takojë Adil Alikon dhe ta dëgjojë për hallin që ai kishte me dënimin e dy djemve të tij.

Kujtojmë që takimin e parë mes Adili e ka kryer me Gazmir Hajdinin, i cili pasi e ka dëgjuar i ka premtuar se do e takonte me Henri Çilin në mënyrë që ai ta dëgjonte dhe çfarë mund të bënte për ti zgjidhur çështjen. Adil Aliko, mësohet se i është shprehur Gazmirit, se ishte i gatshëm të paguante çdo vlerë të mundshme vetëm për të shpëtuan nga dënimi me burgim të përjetshëm djalin e tij Arbjon Aliko, i cili gjithmonë sipas babait ishte i pafajshëm në ngjarjen e ndodhur në Lazarat. Të gjithë hetimin dhe ndjekjen në terren e ka kryer prokuroria e Përmetit, e cila teksa po ndiqte disa persona për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, mes personave të përgjuara, ka kuptuar se personat flisnin për një skenar në ndërhyrjen në organet gjyqësore me qëllim shpëtimin nga burgu përjetë të Arbion Alikos. Paralelisht me çështjen e drogës, prokuroria e Përmetit ka hapur dhe një hetim tjetër, duke mbajtur në mikqyrje dhe përgjim Henri Çilin, kunatin e tij Gazmir Ajdinaj, babain e Arbion Aliko, Adilin, kushëririn e tij Armando Aliko dhe disa persona të tjerë.

Si pasojë e negociatave për ndërhyrje në Gjykatën e Lartë, aty ku është në liste pritjë për tu gjykuar dosja e Arbjon dhe Alban Aliko, Adili babai i tyre besohet të ketë zhvilluar një takim në Tiranë me Henri Çilin, duke i kërkuar që ta ndihmonte në Gjykatën e Lartë, për zgjedhjen e çështjes së djemve të tyre. Takimi dyshohet se është zhvilluar më 7 dhjetor 2019 dhe biseda është përgjuar dhe filmuar nga oficerët e policisë. Pikërisht në këtë takim besohet se Adili, i ka kërkuar Çilit që ta ndihmonte dhe kundrejt ndihmës që ai do i jepte do e shpërblente financiarisht. Nga biseda e përgjuar se Aliko do i jepte Çilit një shumë prej 700 mijë euro, dhe disa apartamente në zonën e Velipojës dhe një sipërfaqe toke në Gjirokastër.

Me sa duket i joshur nga oferta ekonomike e bërë nga Adil Aliko, Çili ka pranuar që përmes njohjeve të tij në gjyqësor, të fillojë punën për krijimin e situatës me qëllim për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Por Gjykata e Lartë momentalisht nuk ka gjyqtarë dhe për pasojë Çili mësohet se i ka premtuar Adil Alikos, se me tu formuar gjykata e Lartë, çështja e djemve të tij, do jetë ndër të parat që do meret në shqyrtim gjyqësor. Për të nisur punën tek gjyqtarët dhe vendosur urrat e komunikimit me ta, Çilit besohet se i janë dhuruar sipëfaqe toke dhe dy apartamente nga shoqëria Fishta në Velipojë, që zotërohet nga biznesmeni Said Fishta. Kontratat e dhurimit besohet se janë bërë në 10 janar 2020 dhe se personi që është paraqitur tek noteri dhe ka firmosur në emër të Henri Çilit dyshohet të jetë Betim Shkupi, në emër të të cilit do kalonin dhe pasuritë në hipotekën e Shkodrës dhe Gjirokastrës.



12 Comments

  1. Gjate nates Kollona 5 eshte riorganizuar me energji te reja. Te nxjerrin te pafajshem ate qe vete kryeprokurori e tha se ki eshte rezultati i drejtesise se pavarur.

  2. Shume mire do besh o naime cili po te keshe fakte nxirri,por mos fole para kohe,ben mire te gjesh nje avokat

    1. Naimi thjesh ishte duke bere ate qe ka qef shume lobizme neoliberal
      ne amerike kete e bejne te gjithe edhe fitojne leke
      ne shqiperi u themi seksere edhe i fusim ne burg
      te fala sorrosit o hernia e PS edhe PD bashke
      se nuk ngeli zagar mediatik pa te mbrojtur qe spakse faj ti po ta ka futur vellai i kurves me te cilen bashkejeton

  3. Nqs keto akuza vertetohen dhe ai prap lirohet ben mire mos dale me ne tv.Nuk eshte se ka dashur te zbuse denimin per dy kriminele por dy te dyshuar per vrases te nje punojesi policie.Me I peshtire se kaq nuk mund te behej.

  4. Tere hajdutet thone se eshte politike.
    Fevzo,Frangaj,Baze,Balliu,Lesi etj etj dhe te tjere shkrues te batalionit Jane njelloj.

  5. ÇILI ME VJEN KEQ POR PAS TEJE E KANE RADHEN ZHEJ,RAKIPI,LUBONJA,SHULLAKU,PEKA,BETJA,GJOMARKAJ,BUSHATI, DHE SI QERSHIA MBI TORTE DO JETE FEZIU DHE I FUDIT ESHTE IMER BAZE. JA KETU DO JEMI DO SHOHIM AI RAMA PRA ESHTE SI ENVERI QE TE GJITHA ATA QE E SOLLEN NE PUSHTET I LUFTOJ BURGOSI DHE PUSHKATOJ DHE JU KEQ ME VJEN SE PAS JUSH E KEMI NE POPULLI QE KEMI KOMENTUAR ADMIRUAR DHE MBESHTETUR JU NJERI NGA KETA MUND TE JEM UNE QE KAME KOMENTUAR GJITHMON NE KETE PORTAL SKENI PARE GJE AKOMA POR ME SHUME DO SHOH FEZIU,IMERI DHE PEKA.

  6. 7 %, akullorja, cunat problematik, etc etc, shkojn fusin mbrenda Cilin per i krim imagjinare ne te ardhmen

  7. Eshte realitet se pothuajse te gjithe analistet, opinionistet e gazetarte jane mercenare mediatike te korrupsionit e te politikes. Por Ku fare Cili na e paskesh pasur emrin Naim, dhe na qenka kionvertuar ne Henri nga ata qe nderrojne identitetin gjithka mund te pritet dhe te besohet.

  8. Ta futen “rilindasit” o Çili, pse si kujtove se ke ca lekë dhe ja hodhe, shkoni fryhuni nëpër emisione tani dhe bëni të zgjuarin ti me shoke. Ju duhej të ishit në shesh shumë kohë përpara, tani është vonë. Këta do t’i bëjnë raprezalje te gjithve, kujtoni shprehjen “nuk keni parë gjë akoma”.

  9. Naim Cili,gjithnje ka qene i cudirave.Duke filluar nga ndrrimi i emerit.(me gjasa,nuk i pelqen emeri origjines,vene prej prinderve katnar shqiptar,por desheron te duket si anglez,apo qofte edhe amerikan,e ka bere Henri-ndofta i duket vehtja si Kisingeri.)Cuditi teleshikuesit me intervisten qe bashke me Shkullakun,i kerkuan Rames,shpjegime per programin e tij,per zgjedhjet e 2013.Insistonte ,se nga do i gjente parate,per shendetesine falas,300.000 vendet e punes e te tjera-me shume korrektese,por mbeten pa fjale ,dhe u pane sy-me-sy me Skullakun,nga pergjigja ,pa pergjigje qe morren.Por kolegu sic duket nuk i pelqeu dhe qe nga ajo dite,nuk i pame te dy bashke.Por edhe vartesi “Drejtor”i Mapo-s,i vendosur me deshiren e tij -Alfred Lelen,qe nuk i doli asnjehere kunder,por ndofta ishte jasht shijes se Naimit,e largoi nga gazeta.Aresyen nuk e shpjegoi,por u kuptua shume shpejt dhe qarte,kur shpalli si njeriun e vitit Ramen-te cilin gjithnje e anatemonte,megjithese duke zbutur tonet me kohe.Na cuditi,kur hoqi dore nga Mapo-krijim i tij!!!!Sic duket kjo gazete,e vinte ne siklet se i kujtonte kohen kur anatemonte Ramen.Cudia e rralles,eshte “zhdukja per nje periudhe te konsiderueshme,nga daljet te TV,e cila me vone u zevendesua me daljet e vrulleshme,i rilindur,por me shume si boss,se sa si analist (si gazetar-jo e jo).Cudia e fundit ndodhi dy dite me pare.Nje seri akuzash qe tani,realisht na cuditen edhe me shume.Une,nuk jam konspiracionist,por edhe akuzat e policise,nuk i besoj.Jo se i besoj me shume Naimit te Cilajve,por policia,me veprimet,por edhe me mosveprimet e saja,sidomos gjate periudhes se rilindjes,e ka vetedemaskuar rilin dhe veprimtarine e saj.Me kuptim do kishte te quhej policia Socialiste,se sa Policia Shtetit.(sepse nuk i sherben shtetit,por vetem dhe kryesisht Pushtetit te rilindjes).Nuk di si do veproje me tej drejtesia ( qe edhe dihet,por edhe kamuflohet,me veprimet e deritanishme-duke pas parasysh reformen e prishjes se drejtesise),e mbas fjales se saj,mund te presim ndonje cudi tjeter,por qe per natyren reale te Cilit (me aq sa mund t’a kem mesuar),nuk eshte natyre mafioze.Bile duke e krahasuar me shume kolege te tij qofshin gazetare apo analiste,Naimi ka qene me transparenti.Ka thene troc,kjarte,ne sy,mendimet e veta,edhe nese e dinte se nuk do mirepriteshin.Nese do thonim se ka gazatere apo analiste mafioze,duheshin rrallitur te tjere,bile me nivel jo vetem profesional,por edhe intelektual shume me poshte se Cili,,jane kryesisht,ata qe vete kryeministri Rama,nuk i perfshiu ne etiketimin Kadrinj,apo media kazani.Shume prej tyre ” JoKadrinjeve”,me shume se gazatare,luajne me shume rolin e informatorit,ose rolin e percuesve te mesazheve te bosseve (perfshihen boset e mediave prej nga varen,por edhe bosset partiake).Pa frike se gaboj,ketu perfshihen Blendi,Batoni (me teper si nje ciban i huaj)Bollino,Peza,Vangjeli,Vasili,Dudushi,Bushati e Zheji te pa dukshem me amalgamat qe perpiqen te paraqesin,por qarte te kuptueshme,por edhe te tjere,qe per nga niveli,nuk desheroj as t’i permend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *