• |
ide | kryesore

Meta nxjerr prova të tjera, si gënjeu Kuvendi opinionin publik dhe ndërkombëtarët

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka akuzuar sot Komisionin e Ligjeve në Kuvend se ka gënjyer opinionin publik dhe atë ndërkombëtar.

Në një konferencë për media Meta tha se Kuvendi më datë 12 shkurt ndërhyri në ligjin për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese duke paraqitur në relacion se kishte marrë mendimin e disa institucioneve si KLGJ, KLP, KED, Komiteti i Helsinkit, Instituti i studimeve politike, Qendra Respublika, Fondacioni Soros. Këtë relacion ata ja paraqitën edhe delegacionit të Komisionit të Venecias i cili ishte thirrur për të dhënë mendimin e tyre.

Presidenti tha se kishte kërkuar prej këtyre institucioneve informacion nëse ato kishin marrë kërkesë për opinion nga Kuvendi dhe nëse po cili ishte mendimi i tyre.

Në raportin e komisionit të datës 6 shkurt 2020 kur është shqyrtuar ky projektligj, relatohet se projektligjet për Gjykatën Kushtetuese dhe për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i është përcjellë për dijeni disa institucioneve, dhe natyrisht dhe ministrisë së padrejtësisë. Komisioni i ligjeve citon se paralelisht me dhënien e mendimeve është ngritur dhe një grup pune me asistencën e EUralius. Presidenti i Republikës më 11 shkurt 2020 i kërkoi informacion zyrtar të gjitha institucioneve të sipërcituara për të ditur mendimin e tyre të vërtetë për këtë projektligj. Deri më tani janë administruar këto përgjigje. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kthyer një përgjigje të mrekullueshme Kuvendit dhe posaçërisht komisionit për çështjet ligjore.
KSHH ka parashtruar qartë kundërshtimet për këtë ligj bazuar në argumente kushtetuese e ligjore. KSHH ka vlerësuar se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formë të shkruar. Akti i betimit duhet të bëhet vetëm para Presidentit thekson KSHH. Shumë mirënjohje për KSHH dhe shumë keqardhje për relatuesit që thonë se kanë marrë mbështetje.
Shkolla e magjistraturës nuk ka shfaqur opinion ligjor, pra një mashtrim tjetër i Kuvendit. Kryetari i KED dhe ai thotë se nuk ka pasur dijeni për të dhënë mendim për nismën. Instituti i Studimeve Politike i ka kthyer pres këtë përgjigje ku informon se është ftuar për të dhënë opinionin e tij në mënyrë elektronike ku është shprehur kundër. Thellon krizën dhe ilegjitimitetin e këtyre institucioneve.
KLGJ ka kthyer këtë përgjigje ku informon se KLGJ-së nuk i është kërkuar dhënie opinioni për ligjin për GJK dhe nuk ka dhënë opinion as me shkrim e as verbal. Një gënjeshtër tjetër. KLP ka kthyer këtë përgjigje: për pr.ligjin nuk rezulton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi në adresë të KLP.
Qendra Respublica, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës së madhe të punëve. prapë një gënjeshtër tjetër e Kom të ligjeve dhe Kuvendit.
Soros për shkak të pamundësisë kohore për t’iu përgjigjur, nuk i ka kthyer mendim”, deklaroi Presidenti Meta.

Si rezultat tha Presidenti Meta Komisioni i Ligjeve në Kuvend në raportin zyrtar që i ka servirur publikut dhe seancës plenare se një informacion të gënjeshtërt.



2 Comments

  1. Ilir, i ka ikur koha “provave”, çeshtja është çfarë do bësh? Me pak fjalë sa fuqi te ka ngelur? Sataniket kanë ardhur të dera e shtëpisë. Ke kërkuar edhe mendimin e fondacionit Soros??!! Ky fondacion duhet shkrire në vend dhe anëtarët e tij të dënohen për qendrim antikombëtar.

    Eh mor Ilir, e kupton qe je vonë, ja çfarë i bët vetes duke u përzier me keta kriminelët e “rilindjes” kohë përpara.

  2. Hhaàaaaa.. Edhe une kam shume prova. Por ce do!! Vendos gjykata. Keta plerat e polikes kane gjithmone te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *