• |
ide | kryesore

Panik Koronavirusi në Zvicër: mbyllen kampionatet deri në 15 mars

Sport



Koronavirusi bllokon Zvicrën. Pas mbylljes së Sallonit të makinave të Gjenevës, që duhej të zhvillohej nga data 5 deri më 15 mars, mbërrin edhe vendimi i Federatës së Futbollit që ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve të Super Ligës dhe Challenge Ligë dy nivelet më të larta të futbollit në Zvicër. Autoritetet kanë ndaluar të gjithë aktivitetet masive “të paktën deri më 15 mars”.

Datat e zhvillimit të ndeshjeve të prapambetura (10 në total) nuk janë njoftuar ende. Liga ka rekomandruar që të përshtasë në mënyrë të shpejtë opsionet e dyerve të mbyllura për pjesën tjetër të kampionatit, sikurse është vendosur në Itali në rajonet e prekur nga koronavirusi. Për momentin në Zvicër janë konfirmuar 8 raste të infektimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *