• |
ide | kryesore

Përplasen drejtuesit e Milan, Boban sulmon Gazidis “Mosnjoftimi për Rangnick ishte mungesë respekti”

Sport



Nëse nuk është luftë, i ngjan krejtësisht. Milan, të paktën në nivel drejtuesish, duket se është në një stuhi të plotë. Pas deklaratave të Gazidis, që kishte lënë të kuptohej se nuk ka përcarje në nivelin e lartë të drejtuesve kuqezinj, ka ardhur përgjigja e Zvonimir Boban. E gjitha kjo ndërsa skuadra e Pioli po provon të luajë për një vend në Europë. “Bashkim qëllimesh? Besoja… Peë të mirën e të gjithëve duhet menjëherë një takim me Elliott”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

Pikërisht mbi të ardhmen e klubit sillën re të errëta: “Duhet të saktësojnë objektivat e buxhetin. Ende nuk e dimë cfarë drejtimi do të kemi, pavarësisht shkurtimeve. Ibra? Që tani duhet të përballojmë temën e rinovimit të kontratës së tij”, ka shtuar.

Pastaj kapitulli Rangnick, trajneri-menaxher i afruar me Milan, që Gazidis po përpiqet ta marrë pa dijeninë e Boban e Maldini: “Të mos na njoftonte ishte mungesë respekti dhe aspak elegante. Dicka jo e denjë për këtë klub”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *