Hashtag #KampionatFals e #TëndalojmëKëtëPalaçollëk janë future me prepotencë në rrjetet sociale, menjëherë sapo është mësuar vendimi për të shtyrë kampionatin dhe për të spostuar në maj, ndeshjen titull mes Juventus e Inter. Tifozët zikaltër janë nervozuar për shkak të këtij vendimi, që e con ndeshjen në 13 maj, duke mos e luajtur të dielën me dyer të mbyllura.
Mbështetësit zikaltër, mes të tjerave, nënvizojnë me tone të ndezura ngjeshjen e kalendarit për skuadrën e Conte, që është e thirrur në cështje të rikuperojë edhe ndeshjen me Sampdoria për një datë ende për tu caktuar. Nëse Inter, në fakt, duhet të shkojë sin ë finale e Europa League ashtu dhe në atë të Kupës së Italisë, do të luante mesatarsisht cdo tre ditë – nga 3 në 27 maj -, përvecse duhet të mendohet edhe për një datë për sfidën me Sampdorian.