• |
ide | kryesore

Son kthehet nga Korea, Tottenham e fut në karantinë

Sport



Masat parandaluese për përmbajtjen e Koronavirusgodasin edhe një nga protagonistët e futbollit anglez. Son Hueng Min, sulmuesi i krahut të Tottenham që është rikthyer nga Korea e Jugut, do të vendoset në karantinë për të evituar rrezikun e infektimit. E ka komunikuar lajmin vetë tekniku i Spurs, José Mourinho: “Unë nuk jam askush për të gjykuar këtë vendim – ka thënë Special One – Në këto situata është e drejtë që të merren masat e duhura si nga autoritete, ashtu dhe qeveria. E klubi, natyrisht, i qendron vendimeve të tyre edhe në rastin e Sonny”.

Son ishte kthyer në vendin e tij të lindjes për tiu nënshtruar një operacioni në bërrylin e djathtë, pas frakturës që pësoi në 16 shkurt gjatë sfidës me Aston Villa. Në ditët e kaluara, Mbretëria e Bashkuar ka aktivizuar disa masa për të limituar shpërndarjen e virusit në vend, mes të cilave karantinën për 14 ditë për ata që vijnë nga Korea e Jugut, një nga qendrat kryesore të epidemisë. Son, sapo të kthehet në Londër, nuk mund të stërvitet me skuadrën e as të takohet me shokët e tij për dy javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *