• |
ide | kryesore

Sot dita e dytë e Kongresit të PS-së, zbardhet axhenda

Lajme, Të fundit



Rindërtimi, Anti-KÇK, integrimi europian dhe rajonal do të jenë çështjet kryesore të cilat do të diskutohen këtë të shtunë në ditën e dytë të Kongresit Zgjedhor treditor të PS.

Punimet do të ndahen në tre seanca. Në orën 10:00 do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe më pas do të jenë ministrat që sipas sektorëve do të raportojnë për punën dhe sfidat e qeverisë.

Kjo seancë publike do të mbyllet me fjalën e Kryeministri, njëkohësisht kryesocialistit Edi Rama.

Për 3 orë me radhë socialistët do të përfshihen në një debat mes tyre pa praninë e mendiave, për gjendjen e strukturave të PS, ndryshimet në statut si dhe prezantimi i axhendës politike të PS deri në qershor të 2021, ku vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Më pas në orën 15:00 rreth 1500 delegatë do të zgjedhinn 134 emrat e rinj të Asamblesë.

Edhe pse në tre ditët e Kongresit do t’i jepet prioritet grave dhe të rinjtë, të “vjetrit” socialistë shprehen ende të pakënaqur.

8-ish zyrtarë të selisë rozë, disa prej tyre kundërshtarë të Edi Ramës, i kërkojnë zyrtarisht Kongresit që merret parasysh mocioni me 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste.

Programi i Kongresit të PS për të shtunën

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë

Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA
Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV
Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
Drejtësia dhe sundimi i ligjit
Energjia dhe Infrastruktura
Shqipëria që duam dhe turizmi
E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve
Integrimi Europian dhe Rajonal

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA

12.00 – Seanca e Dytë

Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI
Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI
Programi Politik “ SHQIPËRIA QË DUAM 2030” , Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ
Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI
Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA
DISKUTIME

15.00 – Seanca e Tretë

Organizimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës të partisë



5 Comments

  1. Si dasma e erjon hajdutit,me tre faza !Te mbushin median me propagande dhe injorantet me koken bosh me ngazellim !!!!???Jane me deshtaket nga koha e themelimit te shtetit shqiptar !Hajdute,kriminele,perverse,mashtrues,te paburra e te pafe,te pafytyre e te panxene,palaço e klloun te pashoq !Doga,vrasjet,vjedhjet e shperfytyrimi me i madh i vlerave te humanve !!Turpi i turpit te njerzimit !Shpopulluat kete vend,keni bere plaçke te madhe ne kurriz te tij e pa piken e cipes, krekoseni ?!Zoti eshte i madh,hak ne kete bote nuk ka ngelur pa marre !Tallni menderen me ca si ju,….te ndyre e shpirtlige, budallenje qe kane deshire te genjehen e masturbohen nga super mashtruesit,hajduten me te medhenje te taksave te tyre qe veçse rriten e keni gjetur shesh per te bere mut kete vend,plehra !Jeni lakuriq,po fare te tille edhe me keq se aq me ashtu nga pas dhe lavdoheni se keni bere kete e ate …?!?!?Keni vjedhur e vidhni pafund edhe ne gjume po te jeni, Monstra !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *