• |
ide | kryesore

Video/ Teuta aleate e Tiranës: Kukësi për herë të tretë radhazi barazohet në shtesë

F1, Sport, Video



Teuta e Kukësi e kishin të qartë cfarë kërkohej në 90 minutat e Niko Dovanës dhe agonizmi me të cilin luajtën ishte i kuptueshëm, por minutat shtesë janë kthyer në një makth për Kukësin dhe Shpëtim Duron, që në Durrës panë t’i ikë nga duart shansi për të ndjekur Tiranën në krye të renditjes, në një ndeshje që vështirë se mund ti shpëtojë polemikave.

Kallaku mori përsipër skuadrën, duke detyruar kundërshtarin ti shkaktiojë penallti në të 21. Për të mundur Xhikën nga 11 metra distancë ishte e thjeshtë për numrin 10, që kaloi Teutën në avantazh duke injektuar dozën e besimit, kaq të rëndësishme në ndeshje si kjo. Kukësi në vështirësi gjatë pjesës së parë, mbajti fushën në tentativë për të limituar dëmet. Tensioni favorizon Kukësin që fillon të shohë drejt portës me Abazajn që testoi reflekset e portierit, përpara se Ziri të shohë penallti aktrimin e Limajt në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Për Shkurtaj, një prej 15 golash në kampionat të shënojë nga pika e bardhë nuk është problem.

Në pjesën e dytë avantazhin e merr Kukësi me njeriun e tij simbol – Shkurtajn. Asist i Abazaj për vlonjatin është ftesë e parefuzueshme për përmbysjen dhe golin e 16 në kampionat, në minutën e 62. Europa kështu komplikohet dhe Teuta shtyhet e gjitha përpara, në kërkim të barazimit, duke e detyruar Kukësin të mbyllet prapa.

E megjithatë, për herë të tretë radhazi Kukësi të ndëshkohet në të pestën nga 7 minutat shtesë, që Duro i kontestoi por Kallaku i shfrytëzoi, për tiu përgjigjur dygolëshit të Shkurtajt, me një ekzekutim që kapi në befasi Xhikën. Një assist nga Teuta për Tiranën, të cilën Kukësi e sheh 4 pikë larg, ndërsa skuadra e Martinit me 36 pikë mbetet në kërkim të Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *