• |
ide | kryesore

Euro 2020, rrezikohet nga koronavirus: mbledhje emergjence në Uefa

Sport



Pasi ka bllokuar Serie A e kampionatin zviceran, emergjenca koronavirus troket në dyert e Euro 2020. Me shtimin e rasteve në të gjithë kontinentin, situata duhet monitoruar me kujdes të madh e ka vendime të rëndësishme për të marrë në lidhje me manifestimin që do të zhvillohet në verë në 12 shtete. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, të martën në Amsterdam është në program një asamble urgjente me të 55 federatat për të vlerësuar situatën e për të diskutuar lëvizjet në prag të turneut veror.

Para Euro 2020, në fakt, janë për tu administruar miqësoret, si ajo mes Anglisë e Italisë në Ëembley, por edhe ndeshjet e playoff për katër vendet e fundit disponibël për në Europian. Një situatë shumë e komplikuar për tu administruar. “Jemi në kontakt të ngushtë me UEFA e dimë se federata është gjithashtu në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë – ka thënë numri 1 i federatës irlandeze Patrick Nelson -. Do të ndërmarim cdo masë që do të na këshillojnë”. Fjalë të forta që nga njëra anë qartësojnë vullnetin për të monitoruar situatën, por nga ana tjetër vënë në dyshim zhvillimin normal të Euro 2020.

Mundësi që për tani, nuk duket se mund të merret në konsideratë në Angli, ku nuk ka asnjë komunikim as për miqësoret e fundit të marsit kundër Italisë e Danimarkës. “Ndeshjet janë ende në program, por është një zgjedhje që do ta marrë qeveria”, lënë të kuptohet nga Lancaster Gate, duke saktësuar se do të jetë Madhëria e saj që do të vendosë e jo Federata. Futbolli europian dridhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *