• |
ide | kryesore

Foto/ “Zaha, je një qaraman”: plas sherri me Schelotto në Premier League

Sport



Ezequiel Schelotto, ish-lojtari i Inter e aktualisht në radhët e Brighton, ka qenë protagonist i një përplasje verbale me Wilfried Zaha, që ka ndezur sfidën e Premier League kundër Crystal Palace (0-1 rezultati final). Gjithcka nisi sepse dukej që Zaha, sulmuesi i krahut të Crystal Palace, kishte pështyrë drejt lojtarëve të Brighton që po bënin nxemjen, por kaosi ka shpërthyer kur Schelotto e goditi me top, duke shkaktuar reagimin e tërbuar të kundërshtarit, që u sul mbi argjentinasin duke e shtyrë. Arbitri e ka ndëshkuar me karton të verdhë Schelotto, por sherri ka vazhduar e argjentinasi është kapur nga telekamerat, duke i bërë Zaha gjestin e lotëve: “Je një qaraman”.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *