• |
ide | kryesore

Gjykata liron botuesin Henri Çili dhe 10 të tjerë, gjysma e të arrestuarve mbetet në burg

Lajme, Të fundit



Gjykata e Përmetit ka dhënë pas një seance maratonë dhe që zgjati kati 10 orë vendimet për masat e sigurisë për të 31 të arrestuarit e dosjes “Mezhgorani. Trupi gjykues ka vendosur lirimin e botuesit Henri Çili dhe lënien e tij me masën “detyrim paraqitje” ndërsa për drejtorin juridik të UET-së Ilir Korbi është dhënë masa “arrest shtëpie”. Detyrim paraqitje është dhënë edhe për noteren nga Tirana Shpresa Gjoçaj që akuzohet se ka legjitimuar kalimin e disa pronave në emër të Çilit.

Të pranishëm në sallë ishin 30 të arrestuar, përveç biznesmenit Sait Fishta, i cili ndodhet i shtruar në spital, pasi u sëmur pas arrestimit. Gjatë seancës, botuesi Çili ka pranuar përgjimet e nxjerra si provë në gjykatë, ndërsa ka mohuar akuzat që i rëndojnë.

Sipas botuesit, përgjimet janë të vërteta dhe tregojnë bisedat që ai bën në studion e tij ligjore, që sipas Çilit funksionon për ndërmjetësime. Botuesi është shprehur se kjo ngjarje do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij. Ai është shprehur se është arrestuar pa prova.

Ndërsa për sa i përket kunatit të tij, Gazmir Ajdinit, Çili është shprehur se nëse ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet para ligjit. Avokatët janë shprehur në seancë se të pandehurit duhet që të paktën të ishin ndarë në tri grupe pasi nuk mund të trajtohen të gjithë bashkë pasi aty ka të ndaluar për akuza të ndryshme që nga trafiku i drogës dhe armëve deri te ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. ©LAPSI.al

Arrest me burg

Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toska
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi

Detyrim paraqitje

Henri Çili
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Renato Toska
Kejsi Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj

Arrest shtëpie

Ilir Korbi
Besnik Fishta

Masa e sigurisë do jepet nesër

Betim Shkupi (Masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar për shkak të konfliktit të interesit)
Sait Fishta (i shtruar në spital i komunikohet masa nesër)



11 Comments

  1. turp dmth
    ka 2 ligje ne shqiperi
    nje eshte per popullin
    edhe nje per eltine e sorrosit
    populli ne burg kurse sorrosistet qe marrin 1 milione euro qe te nxjerrin nga burgu kriminelet jane te pafajshem

  2. Aman shyqyr qe Botuesi Naim Cili do te rrije arrest shtepije se termetin r harruam fare
    Aman Botuesi Naim na shpeto nga Rama ama vidh sa te dush se kjo qeveri eshte antikushtetuese.

  3. Shpellkaret kane dy dite qe thone lart e pusht qe rama e arrestoje cilin,ketyre ju bashkuan salihu virus dhe korona likja,por cili sot mori vetem detyrim paraqitje,arsyeja pse kerkoje 1 milion euro,duhet te kerkonte 250 milion euro si lulushi qe e liruan se paraqiti raportin qe i kishte dhene doktori qenve salihu

  4. O Ethem Lalaj o te qifsha robt, ik e bej ndonje shkolle nate te mesosh si te shkruash o ish oficer me shkolle partie

  5. Bythqiri nuk e fut bythqirin ne burg. Vend bythqimash por edhe trimash trimash trimash mash mash ash ash.

  6. Sa sh dyshime me lindin ne koke..sa dilema..kujt ti besosh? Drejtesise loder, shtetit kukull apo me te vertete ishte Naim Qili i pafajshem?

  7. O virusi i ores 22 59 ste pelqeu komenti,normal te eshte prekur babai shpirteror nga dhe ti je krijuar si Virus i injorances funksionale per 30 vjet,ngushllohu se nuk je vetem ke stalinin xixa zigurin jurin intelektualin dhe shume viruse te tjere te krijuar ne vicidol nen kujdesin serbo-rus dhe mbikqyerjen e salihut

  8. Ne goje lulit editgramozittaulantitdakomajkorrokdocdoshahmet etj ti rroje.
    Kujdes nigerianet do vijne tu qine grate pastaj edhe kalamajte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *