• |
ide | kryesore

Henri Çili lë qelinë, avokati: Shpresoj të ishte keqkuptim

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së dielës botuesi Henri Çili ka lënë qelinë e paraburgimit në komisariatin e Gjirokastrës. Vokati i tij Andi Duraj tha në një prononcim për ABC News se Gjykata e Përmetit veproi me shumë profesionalizëm, ndërsa theksoi se në çështjen në fjalë nuk kemi të bëjmë me akuza, por me dyshime të cilat sipas tij nuk qëndrojnë me njëra-tjetrën.

“Kur të dalë vendimi i Gjykatës do të shikoni edhe lapsuset që janë bërë. Kam nënshkruar deklaratë që nuk mund të bëj publike të dhënat. Ne fituam një betejë, por jo luftën, do ta quajmë fitoren kur të mos ketë asnjë lloj mase sigurie” – tha avokati. I pyetur se kush është “zyrtari i lartë i drejtësië” që pretendon Prokuroria ai tha se “nuk ka asnjë lloj zyrtari të lartë të përfshirë dhe se gjithçka është aludim”. Atëherë kush e sajoi keni informacion? “Shpresoj të jetë keqkuptim” – tha avokati. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Kaq ishte shou mbarroj,per shfaqjen e rra dhes do ju njoftoje OFL. Jo qe ishte nje shfaqje por dhe po te ish e vertete ne shqiperi nuk denohesh per te tilla gjera,a po nese s’ke paguar dritat etehere plako shkon ne kokerr te burgut.

  2. Kot nuk quhet ndryshe ky vend Bananna Republic. Eshte nje vend qe drejtohet nga specie skizofrene, skutha, grykesa, perversa etj.

  3. A ju thashe. Naim spiunin e 8 vjecares nuk e fut dot njeri ne burg. Qelbistani te behet koloni e ugandes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *