• |
ide | kryesore

Inter, protesta e tifozëve vazhdon: logo e Juventus në vend të “i” në parrulla

Sport



Vazhdon protesta e tifozëve të Inter nën selinë e Lega Serie A në Milano, pas vendimit për të shtyrë 5 ndeshje të kampionatit, përfshirë atë të zikaltërve kundër Juventus, fillimisht e parashikuar me dyer të mbyllura, për shkak të emergjencës koronavirus. Pas parrullës që është shfaqur në qytet një ditë më parë, mëngjesin e sotëm janë shtuar edhe dy të tjerë. “Lega e padenjë. T’iu vijë turp” shkruhet në të parën, me ‘i’ të shkruara duke përdorur logon e Juventus. “Respekt për futbollin, respekt për tifozët”, është teksti i parrullës së dytë që është vendosur jashtë selisë, që sot ka qenë e mbyllur. Protesta është inskenuar nga tifozët e Curva Nord interiste, aktive në rrjetet sociale edhe me faqen në Facebook ‘L’urlo della Nord’.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *