• |
ide | kryesore

Manovra kuksiane: Hallaçi “në familje”, në pritje të… dikujt

F1, Sport



Shkarkimi i Shpëtim Duros e ka kapur të papërgatitur Kukësin, që në garë me kohën duhet të gjejë një trajner me njohje për skuadrën dhe mentalitetin e kampionatin tonë. Emri i parë që të shkon në mendje është natyrisht Skënder Gega. Jo se doli kampion me Partizanin dhe nuk ka një skuadër, por se tekniku përpara se të shkonte tek të kuqtë kishte patur kontakte dhe gati firmë me Kukësin. Blutë janë në negociata në disa drejtime, por pankina në këtë moment djeg dhe vështirësitë për të bërë një zgjedhje janë të dukshme. E për të mos e lënë pa timonier skuadrën është thirrur në familje ai që më shumë e ndjen peshën e fanellës, Rrahman Hallaci. Ish-kapiteni e zëvendëstrajneri i Kukësit, që sapo ishte liruar nga detyra si trajner i U-19 tek Internacional ka pranuar akordin me skuadrën e vendlindjes, për të drejtuar skuadrën në pritje të një emri, që për momentin po has vështirësi të shfaqet.

“Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist – shkruhet në komunikatën për shtyp -. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!”. Pak reshta që bëjnë të qartë situatën, me Hallacin që pas prezantimit të trajnerit të ardhshëm, do të qendrojë si trajner i dytë.

Por cështja është pak e komplikuar, sepse Gega, nga sa bëhet e ditur nga burime brenda klubit, nuk ka ndërmend të marrë përsipër detyrën. Asgjë sështë e sigurtë për momentin, por një ide e Kukësit vërtitet tek Sulejman Starova, një që ambjentin e njeh mirë se ka punuar edhe si drejtor edhe si trajner dhe që ka treguar në karreiër se di si fitohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *