• |
ide | kryesore

Marotta i tërbuar me vendimin: “Kampionat i trukuar, Inter u dëmtua”

Sport



Koronavirus e ka përfshirë Serie A në kaos e Lega ka vendosur shtyrjen për disa ndeshje. Një situatë që ka prekur në vecanti Inter, që e sheh veten me dy ndeshje më pak se Lazio kryesuese e nuk e di nëse mund të luajë ndeshjen e ardhshme në San Siro kundër Sassuolo. Është tërbuar nga kjo gjendje administratori i deleguar zikaltër Beppe Marotta, që ngre zërin në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

“E gjithë kjo cështje po përballohet keq, me shumë lehtësi – sulmon Marotta – Duhej administruar me ritëm ndryshe, edhe për të evituar aluzione të tilla. Lega kishte vendosur të luhej me dyer të mbyllura të enjten, pastaj të premten ministri Spadafora nuk e këshilloi këtë mënyrë. Gabimi këtu ishte i presidentit të Lega, Dal Pino, që vendosi pa pyetur askënd. Nuk është mirë, gjëja është shumë e rëndë. Ja përse si Inter kemi kërkuar dhe marrë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Legas. Kështu mund të diskutojmë të ardhmen. Sepse ajo që do të ndodhë nga tani e tutje më shqetëson”.

“Jam i preokupuar për Inter-Sassuolo të dielën e ardhshme – vazhdoi Marotta – Me dyer të mbyllura nuk mund të luhet, do ishte absurde të përdornim një mënyrë që një javë më parë nuk u konsiderua zgjidhje për emergjencën sanitare. Ka edhe dicka, për këtë javë duhej përdorur i njëjti kriter për të gjitha skuadrat. Inter është dëmtuar, kalendari i majit është i pabesueshëm” (9 ndeshje në 24 ndeshje).

Pastaj sulmi final: “Kampionati rrezikon të mos mbyllet? Po, nëse do kapërcehen ndeshje të tjera po. E pastaj pyes veten: përse u vendos më parë anullimi i Juventus-Inter para Inter-Sampdoria? Në bazë të kujt principi? Turneu është trukuar. Èshjtë prekur në ekuilibrat e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *