• |
ide | kryesore

Në mini-serialin e Dua Lipa-s dhe “Vogue” flitet shqip (Video)

Paparazzi, Slider



Bashkëpunimi i tyre është realizuar në formën e një sitcom-i të viteve 90’, pra një seriali komedi me emrin “Bota e Dua”-s dhe historia në vija të trasha është ajo e artistes e cila nën presionin e ambientit që e rrethon nuk mund të jetë vetëvetja, as në atë që zgjedh për të veshur. Duket si një parodi e frymëzuar nga shfaqjet e famshme televizive në SHBA, ndërkohë që sipas “Vogue”, Dua përjeton fantazinë e yjeve të pop-it dhe gjatë gjithë kohës na prezantohet me veshjet më të mira të “Javës së Modës në New York”, vjeshtë 2020.

Ajo që sigurisht neve na bën më shumë përshtypje është se në fundin e mini-serialit, qenushat e këngëtares shfaqen në video dhe fillojnë flasin shqip, më saktësisht thonë:

-Më në fund ajo veshi Marc Jacobs…

-Nuk po më shikon më si më parë…

-Po më mahnit Dua…

Këtë gjë e ka përmendur dhe “Vogue” në faqen e saj në Instagram, duke dhënë dhe mesazhin: “Në çfarëdo gjuhe, mund të biem dakord në mënyrë universale se artistja duket absolutisht e mrekullueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *