• |
ide | kryesore

Polemikat për trukimin apo jo të Serie A gjejnë zgjidhje nga Napoli: propozimi është i rëndësishëm

Sport



Ndërsa janë shtuar polemikat mbi shtyrjen e ndeshjeve të Serie A për shkak të emergjencës koronavirus, nga Napoli vjen një propozim që jep një pikë të re refleksioni. Në detaje, për të evituar të minohet rregullsia e turneut, përgjegjësi për mardhëniet me jashtë i klubit napoletan Nicola Lombardo ka shprehur propozimin për të spostuar Kupën e Italisë për ti dhënë hapësirë ndeshjeve të Serie A. “Kërkojmë që të vazhdojë kampionati, dy ndeshjet e Kupës së Italisë mund të shtyhen pa problem në maj”. ka shpjeguar ai.

“Ndodhemi përballë një emergjencë botërore e duhet të respektojmë vendimet – ka vazhduar Lombardo duke prezantuar propozimin e klubit të De Laurentiis për të dalë nga kjo situatë -. Por futbolli është një industri që duhet mbrojtur. Për ne kjo rrugë duket zgjidhja më e mirë, në tentativë për të mos kompromentuar kampionatin” – shtoi ai. Fjalë që tregojnë qartë një mesazh për autoritetet e në të njëjtën kohë japin edhe një zgjidhje.

“Mendojmë se kompeticionet po humbin besueshmërinë – ka përfunduar Lombardo -. Janë spostuar ndeshjet, do të ishte më e drejtë për mbrojtjen e kampionatit e skuadrave të vecanta që të luhet Juventus-Inter të mërkurën e të spostohen 2 gjysëmfinalet në maj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *