• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për shpërthimin në guroren e Krujës ku humbi jetën një punëtor dhe u plagos një tjetër

Lajme, Të fundit



Nga një shpërthim tritoli në një gurore në fshatin Kurcaj të Krujës ka humbur jetën një punëtor ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Sipas policisë Asllan Jaupaj, 55 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit që përdoret për nxjerrjen e gurëve. Jaupaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa i lënduari është identifikuar si Gani Demnushi edhe ky 55-vjeç.

Ky i fundit ka marrë plagë të mëdha në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur gjatë montimit të minave elektrike. Dyshohet se aksidentalisht ka shpërthyer njëra prej tyre duke shkaktuar tragjedinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor. Policia ka shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *