• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit të rëndë me 1 viktimë dhe 6 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Tapizë, në aksin Tiranë- Fushë Krujë. Tre automjete, janë përplasur mes tyre: një autobus dhe dy autovetura. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një makinë “Volksvagen” 59-vjeçari me incialet F. XH.

Në këtë aksident janë plagosur 6 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës. Raportohet se shkak i përplasjes ishte hyrja kundravajtje e njërit prej automjeteve. Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *