• |
ide | kryesore

“E sigurtë që transferohem”: basti për veten i kushton pezullimin ish-sulmuesit të Anglisë

Sport



Ish-futbollisti i Kombëtares së Anglisë Daniel Sturridge është skualifikuar deri në qershor për shkak të thyerjes së normave, të vendosura ndaj lojtarëve, nga Federata angleze e Futbollit (FA), mbi bastet sportive. Korrikun e kaluar, ish-sulmuesi i Liverpool u pezullua për dy javë, e u gjobit me rreth 100 mijë euro, për shkak se kishte dhënë “informacione konfidenciale” të vëllait për një bast mbi transferimin e tij të mundshëm tek Sevilla.

Një vendim që është konsideruar shumë i lehtë nga FA, që ka prezantuar edhe apelin mbi këtë cështje. Sot ka ardhur edhe vendimi final, konfirmuar edhe nga Fifa. Deri në 17 qershorin e ardhshëm, Sturridge nuk mund të marrë pjesë në asnjë lloj aktiviteti ose eventi të lidhur me futbollin. Pikërisht sot qëndërsulmuesi anglez – që në karrierë ka veshur edhe fanellat e Chelsea, Bolton e West Bromwich – kishte zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën e tij me turqit e Trabzonspor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *