• |
ide | kryesore

Gruaja e Kobe Bryant, e shkatërruar nga publikimi i fotove të aksidentit

Paparazzi, Slider



Bashkëshortja e Kobe Bryant është “totalisht e shkatërruar” prej fotove të publikuara nga dita e aksidentit fatal, ku mbeti pa jetë basketbollisti, vajza e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë. Vetë autoritetet e Los Angeles-it kanë qenë ata që kanë publikuar foto të helikopterit të aksidentuar, duke ia bërë edhe më të dhimbshme humbjen familjarëve.

Sipas avokatit të saj, Vanessa ka shkuar personalisht në zyrën e policisë ditën e 26 janarit për t’i kërkuar që të mos publikohet asnjë foto, në shenjë respekti dhe mbrojtjeje për viktimat dhe familjet e tyre. Kërkesa nuk u plotësua dhe fotot e shkrepura kanë qarkulluar brenda departamentit dhe më gjerë. Vanessa ka ngritur akuza ndaj përgjegjësve që kanë publikuar fotot dhe kërkon që pas identifikimit të tyre, të merren masat dhe fotot të mos shpërndahen më tej. Përmes një statusi në Facebook, sherifi i policisë sqaron se të gjitha akuzat janë nën hetim dhe se është shumë i shqetësuar që vartësit e tij të jenë përfshirë në diçka kaq delikate sa kjo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *