• |
ide | kryesore

Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

1, Ide



Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida, e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s’ka të çmendur që mund të dalin në bulevard për “Ilir floririn”, se askush nuk beson se njeriu me bllok në dorë, mund të bëhet garanti i librit të kushtetutës, tashmë mund të quhet e tejkaluar.

Ilir Meta tuboi në bulevard shumë më tepër njerëz se ka mbledhur ndonjëherë në këtë vend një kryetar shteti.

Ai grupoi rreth vetes një masë tepër më të madhe se sa sa mund t’i garantojë partia prej nga vjen dhe që e mbështet pa rezerva, LSI-ja.

Lexo më tej:

Tubimi i Metës, të gjithë në një gojë: “Jo neo-diktaturës”

Dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim.

Ai duhet kërkuar në thirrjet e asaj mase të pafundme protestuesish, që teksa dëgjonin fjalimet e pjesmarrësve në mbrojtje të kushtetutës, brohorisnin në kor “Rama ik” apo “poshtë diktatura”.

Ai duhet gjetur në lajtmotivin e të gjithë oratorëve, që ndonëse vinin nga profesione, bindje dhe histori të ndryshme, i bashkoi së toku një fill i vetëm: në këtë vend duhet ndaluar instalimi i një regjimi.

Pra, manifestimi i 2 marsit, ndonëse kishte okelion e mbrojtjes së kushtetutës, ishte një protestë ndaj një njeriu të vetëm. Ai ishte një grumbullim që kishte në epiqendër Edi Ramën dhe sistemin autarkik që ai po ngre. Ai ishte mitingu më i çuditshëm në botë, ku të gjithë ishin bërë bashkë kundër atij, që askush nga oratorët nuk ia përmendi emrin.

Në këtë kuptim, konkluzioni që del nga ajo që shikuam në bulevard, nuk duhet parë si një sukses personal i presidentit. Mbi të gjitha, ai qe konfirmimi se ekziston në këtë vend një masë e madhe, në rritje progresive, që nuk pajtohet dot me pushtetin personal, kleptokratik dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

Ata sot i mblodhi Ilir Meta. Ata dje i mblidhte Lulzim Basha. Ata nesër mund t’i mbledhë pa surprizë edhe Nisma Thurrje apo Organizata Politike e Arlind Qorit. Sepse sado liderët të fshihen, të squllen, të shiten, populli që nuk e duron më këtë regjim, nuk mund të mbetet pa zë.

2 marsi shërbeu pikërisht për këtë. Për të kuptuar se regjimet sfidohen në rrugë dhe jo në tryeza. Se autokratët përballohen me forcë dhe jo me dialog. Se paqja kërkon burrëri dhe squlltësia nuk prodhon dot kurrë paqe.

Prandaj Ilir Meta, sot, nuk mund të mburret se populli opozitar doli në bulevard pro tij. Ai mjafton të gëzohet se pati intuitën dhe forcën për të interpretuar vullnetin e atyre që janë të gatshëm të rezistojnë.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Nje hajdut tamam kombetar,palaco dhe bufone.
    Asnjehere nuk dha llogari.Rrofte Berisha qe i dha nje rezultat 5 me 0 ne gjykate.
    Hajduti ngelet hajdut ,500.000 euro harxhoi ky president per datelindjen dhe tani do te vendosi drejtesine.
    Turp i madh,apo Gim Nesho nje i paafte dhe karrieristi me i madh,spiuni i Nanos.
    Ishalla i japin pjesen se e kane lene vetem me flamurin.

  2. UNE NUK BESOJ TEK ASNJE POLITIKANE , UNE BESOJ TEK LIGJI . JO KE LIGJI I KETYRE HAJDUTEVE POR TEK NDESHKUESHMERIA LIGJORE . NEJSE , KY MANIFESTIM DUHEJ AQ ME TEPER PER PALLOSHIN 2 METROSH KY MANIFESTIM ISHTE NJE PARALAJMERIM .

  3. YMER GELBAZA CARLO BOLINO,SOKOL BALLA DHE SKENDER MINXHOZI ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    KUR TE DEL ZOTI MERO GELBAZA DHE CARLO BOLINO E SOKOL BALLA ME CA FOTONE OREN16:30 DHE TE THONE NUK PATI NJEREZ NE BULEVERD ,

  4. Kjo qe thote Bushati eshte plotesisht e vertrte. Nese Rama ne 2013 arriti te bashkoje qelbesirat, sot arriti te bashkoje nje popull te tere kunder tij. Cilido lider i pergjegjshem ne nje moment te tille, do therriste me se paku ne nje konsultim partite politile dhe do shikonte te drejt se ardhmes ne nje menyre tjeter. Por megjithe kete, Rama ben nje deklarate qe ne te vertete eshte larg arrogances se tij, se presidenti nuk e shperndan parlamentin. Eshte e vertete, kushtetuta nuk ia jep kete te drejte presidentit, ama populli mund te tejkaloje presidentin dhe ta shperndaje njelloj si parlamentin e votave te vjedhura te 1997. Nuk jam me Ilir Meten, biles i neveris te gjithe politikanet qe e kane cuar vendin ne kete derexhe, ama kauza e ngritur nga Meta qendron dhe me kete kauze jane te gjithe shqiptaret qe kane dy pare mend ne koke. Ne fund, nje BRAVO per Bushatin per kete shkrim

  5. Popull quani ata 5000 veta qe solli PD sot? Ka dyshime Bushati qe edhe Rama ka mbeshtetesit e tij dhe mund te mbledhi po ashtu 5000 veta. Cfare jane keto budalleqe. Populli rri ne llozhe dhe shikon bufonaden e politikes.

  6. Po shoh TV dhe me duket sikur jane pak si shume me teper se 50 mije veta. Gjithsesi, virusi i kinezeve me sa duket ka bere qe disa njerez te humbin shikimin. Pa problem se se shpejti do jene ne izolim te plote

  7. Fshatar. 50.000 vete jane tre here Air Albania e mbushur plot. Me dendesi kater njerez per meter katror duke e shtrire ne gjatesi dhe gjeresi ne bulevard nuk mund te jene me shume se 5000-6000 individ. Ne fakt Lesi i ra kokes se llogariti 100.000 vete.

    1. Me siguri ke bere matematiken e vizatimit o i paemer i ores 22:16. Nese Air Albania ka nje te treten e 50 mije vendeve, i bie te kete rreth 17 mije vende,

  8. Komunistet qenkan turrur me vrap te komentojne te oaret.
    Po u djeg bytha mesa duket, seose Udheheqesi shtatlarte e poturembushur po numeron ditet

  9. Kjo eshte gjeja qe nuk kuptoi Basha. Tryeza nuk do ta zgjidhi dot kurre kete problem sepse njerezit NUK DUAN. Ajo mase apo dhe me shume do mblidhen kunder gjendjes pavarsisht se kush i therret. Tashme eshte momenti per konkurrence brenda opozites ne luften kunder Rames, sepse Basha vetem eshte i pabesueshem. Duhet rojtar per rojen qe ia ka futur gjumit. Le ta beje Meta, thurrja, apo Arlindi. Nuk e kemi me luksin per te zgjedhur. Protesta ishte impresionuese.

  10. Ka ca te verteta.ne keto qe thote Bushati, por qe ti mohosh te drejten qe po i del ballas kryedoçit nuk eshte e drejte. Ishte Méta ai qe mblodhi dhe ka kuraje ti thote ndal bandes famekeqe te hajduteve, e jo si llulli i pd qe eshte shitur koke e kembe me shprese qe do i lere rradhen per tu bere k/min. Si llosh qe eshte prape do ja fuse doçi siç ja ka futur te gjitheve duke i prere ne bese.

  11. wishful thinking i thone amerikanet ketyre dokrrave qe ka shkruar ky tipi. ky deshiron te jete ashtu, puna eshte ae aty ka vetem mitingashe me 5 mije leke nga lsi e pd. populli normal si shkon mbrapa hajdutit koklop

  12. Kjo eshte nje e vertet ne qofte se ne vitet 2011-2013 u mbushen sheshet u mbushen pak nga berisha dhe shume nga qelbesirat ata qe preshen kishat dhe xhamit ne vitet 1965-1969.U bashkuan ata te krijmit te njeriut dhe familjes se re te tipit joleza ku te flini nje nate mos flini naten tjeter u bashkuan 1200qindeshit e komunizmit u bashkuan ata te tipi ERION VELIA qe dasmen ja bene nena dhe hedhte boje te kuqe mbi protestuesit qe vetem per ate gjeste ne te pakten duhet te bente 7-8 vite burg spse po i hedhte protestuesi drjet gjakut u bashkuan te gjithe hajdutet dhe kriminelet te gjithe sorjanet e bates DHE QITHE SEKTET ME TE KQIJA TE NJERZIMIT. Tani mbrem jane mbledhur per te protesuar me te drejt sepse RAMA po istalon diktaturen MOS HARRONI MBAJENI MEND AI NUK DEL NGA ZYRA PO NUK E NXOREM AI NUK LARGOHET PO NUK E LARGUAM AI SHITI KOSOVEN PER ATE KARRIKE AI SHITE TE GJITHE GAZETARET ANALISTET MIQT DHE SHOKET VETEM E VETEM PER ATE KARRIKE UNE JURI KA TRE VJET QE THEME QE RAMA NUK DUHET TE RREZOHET POR DUHET TE IZOLOHET SEPSE AI VETEM VIRUS ANTIKOMBETAR SHPERNDAN VIRUS ANTINJERZIM,FAMILJE,SHQERI, SHPERNDAN PRA AI RAMA DUHET TE IZOLOHET.

  13. Meta ishte nje aktor I shkelqyer sa edhe Reshat Arbana nuk ja merr dot.
    Meta u shtri perdhe,puthi flamurin kombetare(tamam si breket e Monikes) beri shqiponjen me duar dhe qau.Tamam si Isa Boletini ne 1912.Kishte marre dhe nje studente qe luante rolin e Shote Galices.
    Qante I shkreti president per Shqiperine qe e ka shkerdhyer para dhe mbrapa.
    Aktor me I mire se Rama.Kush e hengri te shkoje prap se ja akoma vende aktoresh si Mic Sokoli apo Azem Galica.
    Agim Nesho duket si Mici ndersa Kapexhiu si Azemi,dhe Rama eshte si Turqia.
    Gallate si kjo nuk ka rregjizor qe e Ben me mire se Meta.
    Hipokrizia kulmit.

  14. Qarte, bukur, pa gabime. Sigurisht Meta nuk eshte shpresa jone se si beson njeri por e verteta eshte se nuk e.do.me.njeri Edvinin. Aq sh skandale aq sh ndyresi si ka bere askush ne pushtet. Korrupsioni nuk njehe nivele me te.larta. ky cdo gje e ka bere perkohesisht..cdo presion e ka bere sa per te shtyre kohen..dhe po vazhdon ta shtyje kohen..se di ku do te dale..e dime ne sa ligje ka nxjerre dhe qe jane zbatuar perkohesisht derisa prape shkelen..psh jane pafund..me kujtohet ai presioni apo ligji qe beri qe mjeket mos te merrnin rrushfet..ne fillim.askush sguxonte pastaj jepini burra..me kujtohen ai ligji i tavolinave te lokalit per mosbllokim trotuari..pastaj jepini..cigaret ne ambiente te mbyllura..pastaj dihet..bastet.pastaj te gjitha online dhe vazhdojne..legalizimet falas..tani paguhet dhe per kete e pranojme te gjithe..mjekesia falas..tani ska as mjek por edhe infermieret ta lene ty si i aferm ta trajtosh pacientin..gjobat policore qe sikur jane me regjister..me cdo kusht te plotesohet norma monetare e gjobave..problemet me termetin qe nuk kane gjet dhe se di kur do gjejne zgjidhje…pafund mund te gjejme raste te cilat tregojne mungese koherence..serioziteti..besimi ne kete shtet..tallje me njerezit..pse mos te ikim nga ky vend me dopiostandarte..?

  15. pirdh ando pirdh. rrotullohu behu pehlivan sillu perqark per te fabrikuar gjera te paverteta. je patetik daku

  16. Kur Zogu krijoi kushtetuten e pare shqiptare ne 1928(qe edhe sot eshte me e Mira) ishte debat se si do te behen betimi para gjykatesit,me bibel dhe kuran.
    Jo tha Zogu as kuran dhe as bibel sepse shqiptaret nuk besojne ne asgje ,Jane tufe delesh.Vendosni qe te betohen mbi flamur sepse vetem keshtu mund te jene te sinqerte.
    Edhe Meta u betua Duke qare mbi flamur,se per c’fare …

  17. A.e.pate.zoterinj.fjalimin.e.urrejtjes.na.linda.e.edi.nekongresin.famekeq.njelloj.sii.nezhmija.enveri.mallkuar.te.dy.ciftet.e.diktatoreve

  18. Nisma Thurrje jane me keq se keta, kam pasur 3 profile ne instagram ku i kam kundershtuar dhe me kane bere bllok, qe ketu duken sa demokrate dhe te lirise jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *