• |
ide | kryesore

Modelet dhe të ftuarit me maska në ‘Javën e Modës në Paris’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Java e Modës në Paris po shfaqet mes shqetësimit për koronavirus.

Një sfilatë në Javën e Modës në Paris u përputh me situatën aktuale, pasi modeles kishin mbuluar fytyrat, shkruan BBC. Veshjet ishin të dizajnuara nga stilistja franceze Marine Serre.  Shfaqja u zhvillua mes shqetësimit për rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi, duke bërë që tregjet të bien në të gjithë botën të premten.

 Por, koleksioni i Serre ishte dizajnuar para paraqitjes së virusit dhe ajo ka përdorur më parë maska fytyre edhe në koleksionet tjera të saj. Gjatë sfilatës së saj në shtator modelet ishin shfaqur në pasarelë me fytyra të mbuluara me vello ose maska si pjesë e koleksionit pranverë/verë. Maska që përdor Serre janë përshkruar më parë nga shtëpia e saj e modës si “maska ??kundër ndotjes”. Por, përveç modeleve që u shfaqen me fytyra të mbuluara, edhe disa persona në audiencë po mbanin maska.

Industria argëtuese është prekur ndjeshëm nga koronavirus, disa ngjarje dhe turne janë shtyrë ose anuluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *