• |
ide | kryesore

Shou i Estela Ujkës/ Virusi i Veliajt përhapet me shpejtësi

-Instant, Lajme, Paparazzi



Virusi ngjitës i Eion Veliajt përhapet me shpejtësi më marramendëse se ai i Covid-19 që po tmerron mbrë botën. Këtë e ka ilustruar dje edhe blogerja Estela Ujka. Ajo ka marrë pjesë në një seancë filmimi me mbjellje pemësh, dhe ndosht në mënyrë instiktive duke e ditur se kryebashkiaku këto seanca i ka vetëm për shou, nuk është paraqitur para kamerave të bashkisë me veshjen e zakonshme të një njeriu që ka dëshirë të mbjelli pemë, por me një look, fiks sikur do shfaqet në të gjitha lajmet e TV kombëtare. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që të shkosh të marrësh në duar lopatën, të shkelësh në mes të baltës për të mbjellë pemë dhe të jesh e veshur me kostum të bardhë,  dhe me këpuce me taka. Ndoshta ngaqë virusi i fallcitetit është ngjitës.

©Lapsi.al

Résultat de recherche d'images pour "estela Ujka peme"



2 Comments

  1. Po te nisesh nga llogjika e Lapsit , i bie qe asnje politikan ne bote te mos beje ‘shfaqje’ per te sensibilizuar opinionin publik mbi nje veprim te mire i cili duhet te vihet ne dukje , per te stimuluar cdo aktivitet qe ndihmon qytetin.
    Po te ndjekesh kete llogjike atehere 80% e politikaneve italjane duhet te mos dalin fare ne televizor. Ne gjermani ‘show ‘ te tilla ka shume shpesh , por kryesisht per arritjet e industrise dhe ne mjeksi. Gati cdo dite sheh politikane gjermane qe shkojne ne spital dhe ‘bejne show’ duke pyetur per shendetin e filan pacient apo te nje pacienti tjeter, ose qe shkojne tek firmat e medha si Benzi, Wolkswagen, ose ne kompanite e teknologjise se larte per te treguar qe shteti bazohet tek ju dhe ju perkrah.
    Propaganda eshte pjese e pushteti. Perderi sa stimulon nje aktivitet, nje veprmitari qe i ben mire shoqerise nuk ka asgje te keqe.

    Problemi eshte raporti ‘ show’ / pune reale e bere . Nese ‘show’ ndihmon qe puna reale te jete me e madhe.. PSE JO . Nese ‘show’ i veliajt sherben qe te mbillen me shume peme , BRAVO I QOFTE.

    THJESHT GAZETARET TANE JANE AKOMA ME MENTALITETIN E ENVERIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *