• |
ide | kryesore

Skandal në Leipzig: nxirren jashtë stadiumit tifozët japonezë

Sport



Fobi nga Koronavirus. Në Gjermani, disa tifozë japonezë janë larguar nga stadiumi si të dyshuar se mund të ishin bartës të epidemisë. E gjitha kjo ndodhi në sfidës mes Leipzig e Bayer Leverkusen.

Sipas asaj që bën të ditur Sportbible, një tifoz japonez ishte futur pa asnjë problem brenda Red Bull Arena. Por ndodhi ndodhi dicka e pazakontë. Një roje i është afruar dhe i ka kërkuar të largohet nga stadiumi, duke e konsideruar si bartës të Koronavirus. Gjëja nuk ka kaluar pa vëmendje, sidomos pas postimit protestues të tifozit.

“Për shkak të Koronavirus, miqtë e sponsorit japonez janë evakuuar nga stadiumi 15 minuta pas fillimit. Një punonjës i sigurisë më tha “Më vjen keq”. Nuk është faji i askujt… Por të largohesha nga stadiumi me entuziazëm për një epidemi është vërtetë e trishtë”.

Lajmi është konfirmuar nga faqja RBlive.de që raportoi se shërbimi i sigurisë i ka larguar nga stadiumi 20 spektatorë japonezë gjatë sfidës me Bayer Leverkusen. Klubi, pak më pas, përmes profilit zyrtar në tëitter ka pranuar gabimin. Rrjedhojë sigurisht e rekomandimeve të Robert Koch Institute (RKI) për eventet e mëdha. Është tjetër gjë në fakt të kërkosh kontroll dhe tjetër të përjashtosh apriori.

Shoqëria gjermane përvec se ka shpjeguar protokollin, ka postuar edhe ndjesën e saj. “Deklarata jonë mbi ngjarjen e pakëndshme të djeshme me vizitorët japonezë në stadium. Leipzig kërkon ndjesë për gabimin dhe dëshiron të rregullojë atë që ndodhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *