• |
ide | kryesore

Tubimi i Metës, reagon Rama: Nuk mund ta shpërndajë parlamentin

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tubimin e presidentit Meta.

“Nuk ka asgjë të re këtu. Thashë për çfarë do më pyesnit. Presidenti del dhe shpërthen para jush. Sot misioni europian, i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësi të Shqipërisë në BE. Jo vetëm se komisioni i ri jep rekomandimin po rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot.

Ka edhe një koincidence, shkojmë në Brusksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme duke siguruar për njerëzit që janë në hall. Po atë ditë presidenti, që sot nuk ka asgjë del dhe shpërthen përpara jush si një minë e programuar. Pikërisht për të bërë atë gjë çdo ditë. Sot del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte që të rishpërthejë, në fakt është për të qarë jo për të qesh se për mua është e pritshme.

Meta nuk mund të firmosë shpërndarjen e parlamentit. Ilir ka çelur fushatë para opozitës. Mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës. Lajmi i keq sot është që PD-ja u kthye në servis figurantësh për presidentin”, tha Rama.



10 Comments

  1. Kuvendi e zgjedh dhe kuvendi e heq.
    Kendoni si gjeli make plehut
    Gallate qe Po shohim ,tamam lufte hajdutesh

  2. PD-ja servis figurantesh. Lexojne kete trimat e saliut e u iken petlla. Se jo per gje po ishin keta figurant qe cfar nuk thane e nuk ben, per aferat e metes dhe tom doshit. U kujtohen o figurant??? Si bertisnit…. Vrases vrases ilir mafia.
    Kurse sot figurant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *