Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova është i njohur për përpjekjet e shumta për bërjen shtet të vendit të tij. Ai njihej për vizion duke kërkuar gjithnjë paqe para miqve ndërkombëtarë. Ditët e fundit është publikuar një pjesë nga fjalimi i tij në Parlamentin Euroipian në vitin 1998.
Ndër të tjera Rugova flet për Pavarësinë e Kosovës, ku thotë: “Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë. Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë”. Fjalimi i ish-presidentit ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian. ©LAPSI.al