• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Prishtinë?/ Kurti nuk u ngriti telefonin amerikanëve, kryeministria sqaron situatën

Lajme, Të fundit



Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar se mbrëmjen e së hënës rreth mesnatës në celularin e Albin Kurtit ka pasur një thirrje nga Shtetet e Bashkuara, por shefi i qeverisë nuk është përgjigjur.

Mediat e Kosovës që publikuan lajmin raportojnë se telefonata u bë nga këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien. Sipas të njëjtave burime Kurti nuk u është përgjigjur as disa telefonatave nga Shtëpia e Bardhë dhe më pas nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“O’Brien e ka telefonuar Kurtin për të diskutuar, por ai nuk është përgjigjur. Nuk u është përgjigjur as disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Ai po i shkatërron raportet”, – citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Por, sot Kryeministria e Kosovës ka konfirmuar versionin e saj rreth ngjarjes. Zyra e Kurtit ka deklaruar se kryeministri ka folur sot rreth orës 17:00 me zyrtarët amerikanë.

“Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet, por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë. Pra, me ambasadorët O’Brien dhe Grenell”, – kanë thënë për kallxo.com zyra e kryeministrit Kurti.

Të hënën në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në përpjekje për ta rinisur dialogun Prishtinë – Beograd. Amerikanët janë shprehur të pakënaqur me vendimin për tarifën që mori Kurti. Ata kërkojnë heqjen e plotë të tarifës, pa ndonjë masë tjetër, siç është reciprociteti i propozuar nga kryeministri.

Vetë Kurti ka reaguar mbrëmjen e së martës në Tëitter ku shkruan se Kosova e hodhi hapin e parë me taksën, por Serbia vazhdon fushatën kundër njohjes së Pavarësisë siç ishte rasti më i fundit me Sierra Leonen.

“Edhe pasi Kosova tregoi vullnetin e mirë duke hequr tarifën 100% të lëndëve të para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të tërheqjes së njohjeve. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?”, – shkruan Kurti. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Vetem ketu te ne politikanet dhe njerzit pa dinjitet habiten se si nuk ua ka hapur telefonin kryministri i Kosoves ambasadoreve te Amerikes?!?!?!Pas mesnate ?!Jo mire !?Pse ?Faki qe kerkojne te bejne Guvernatoret kjo nuk eshte gje e mire ?!?!?Per askend dhe asnjehere ?!Politika e USA nuk eshe se ka qene efikase ne cdo vend dhe ne kohe te ndryshme !!!Nxitimi i madh per te ndare e bashkuar territore eshte e gabuar !Nese ka zene per bishti te korruptuar ne Shqiperi e Kosove,keta te piste duhet te ikin nga drejtimi pasi jane te shantazhueshem !Ne duhet te vlersojme pafund meritat e USA-s por mbi te gjitha dhe me cdo cmim asgje kunder interesave te Shqiptareve !

  2. Po hic ore nuk ka ditur cfare tju thote per ato qe ata do diskutonin. Thjesht ka dashur disa ore te mendohet per te qene i pergatitur per cdo drejtim qe do merrte biseda.

  3. Amerikanet nuk duan miq, por vetem vasale. A nuk i tha ai bythqiri Grenell (eshte homoseksual i deklaruar) Kurtit se po nuk hoqe taksen deri te Premten nuk flasim me me ty? Cfare eshte kjo? A nuk eshte presion? O bej cte them une o ska tjeter. Miqesi e quani ju kete? Keshtu flasin miqte? Mblodhen pastaj Thacin e Vucicin ne Washington duke anashkaluar Kurtin, qe ne fakt eshte Kryetari i Qeverise. Hakun ju ka dhene Albinin.

  4. o alidems. ka per ti hor mutin sic po ja han kti bastardit ton qe tha se po u zgjodh tramp osht fatkeqsi per boten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *