• |
ide | kryesore

I dhanë vlerësim të ulët: Cristiano Ronaldo bllokon Transfermarkt në Instagram

Sport



Kohët e fundit Transfermarkt, faqja e njohur që merret me numra e vlerësime ekonomike në botën e futbollit, ka stiluar klasifikimin e lojtarëve më të kushtueshëm në bazë të brezave të moshës. Cristiano Ronaldo rezulton 35vjecari më i kushtueshëm, por portugezit 75 milionë euro vlerë nuk i kanë mjaftuardhe në fakt ka bllokuar në Instagram faqen e Transfermarkt.

Historia është treguar nga vetë Transfermarkt në një koment mbi një postim me 11 lojtarët më të mirë të ndjekur nga menaxheri Mendes: “Nuk mund ta tag-ojmë Cristiano Ronaldo sepse na ka bllokuar pasi pa vlerësimin tonë…”. Për të bërë një krahasim, sipas faqes në Serie A janë pesë lojtarët që vlejnë më shumë se CR7: Dybala (90 milionë), Eriksen e Lukaku (85 milionë), Milinkovic-Savic e Lautaro Martinez (80 milionë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *