• |
ide | kryesore

Isa Mustafa e nxjerr bllof gënjeshtrën e Ramës (Deklaratat)

-Instant, Lajme, Të fundit



Isa Mustafa e ka nxjerrë bllof gënjeshtrën e kryeministrit Rama, i cili e ka cilësuar si “tinëzar” kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kur ka folur për projektin e ‘minishengenit’ ballkanik.

Në një intervistë televizive për emisionin Pressing në T7, Rama tha se Mustafa ka qenë në dijeni të kësaj ideje kur ka qenë kryeministër dhe madje ka rënë dakord për të, por tani nuk e shpreh.

“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendon… Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakordësuar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha… Për këtë anën ekonomike jemi dakordësuar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, u shpreh ai.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar edhe partneri i Albin Kurtit në koalicionin qeverisës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa shkruan se për sa kohë ai ka qenë kryeministër ata nuk kanë biseduar ndonjëherë për ‘minishengen’.

Madje ai shton se është biseduar për  “Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët” por të dyja këto janë refuzuar si ide dhe e vetmja pikë ku është rënë dakord në procesin e Berlinit ka qenë ajo për “Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Megjithëse kryeministri Rama e ka cilësuar ‘tinëzar’, Mustafa është shprehur se për shkak të detyrës që Rama ka, ai nuk dëshiron “ta cilësojë atë ashtu siç e meriton”.

“Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mustafa.



12 Comments

  1. “Për sa kohë ai ka qenë kryeministër ata nuk kanë biseduar ndonjëherë për ‘minishengen”’.
    Pooor.
    ” është biseduar për “Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët” ( ide qe nuk jane prnuar nga pjesmarresit) dhe “Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor” qe eshte pranuar .

    Po kjo eshte shtylla kryesore e minishengenit. Minishengeni bazohet ne 3 shtylla .
    1) Levizja e lire e njerzve,
    2) Levizja e lire e mallrave,
    3) Levizja e lire e kapitaleve.
    ‘Hapsira e perbashket ekonomike e vendeve te ballkanit mbulon kriterin e ‘levizjes se mallrave dhe kapitaleve’ , Ajo qe i mungon nga minishengeni eshte ‘levizja e lire e njerzve’.
    Pra Zoti Mustafa paska biseduar per keto ceshtje kur ka qene kryeminister. E vetmja gje qe i ka munguar atehere keteyre bisedimeve ka qene emri ‘minishengen’ dhe ‘levizja e lire e njerezve’ .

    Tani kush ka mend te lexoje neper rreshtat e komentit te Mustafes , e kupton se sa e vertete eshte ajo qe thote Rama.
    Biles , Rama e ka thene disa here qe ky proces ka filluar qe me procesin e Berlinit.
    Kam shume frike se mbasi Minishengeni te behet realitet, Mustafa do bertasi se dhe ai ka dhene kontributin ne kete proces.

    1. O mashtrues, bej diferencen ndermjet procesit te Berlinit dhe Minishengenit.Procesin e Berlinit e mbeshteten te 6 vendet, Merkel dhe gjithe BE. Minishengenin e mbeshtet vetem Rama-Vucic-Zaev dhe jo vetem asnje nga 3 shtetet e tjera (Bosnje-Kosove-Mali i Zi) qe mbeshteten nismen e Berlinit, por Minishengenin nuk e mbeshtet as vete Merkel e Berlinit(nismetarja e Procesit te Berlinit). Pse luan loje fjalesh o Edvin mashtruesi. Pastaj, procesitn e Berlinit e mbeshtet edhe Kurti, ku para disa ditesh ne Mynih para Evropes, amerikaneve, dhe para 3shes Rama-Thaco-Vucic, e tha qarte,jo Minishengen por te vazhdojme procesin e Berlinit dhe Minimarshall per vendet tona. Pra nuk qenkan njesoj Minishengeni dhe Procesi i Berlinit?PSe u hedh sy nejrezve o njeri i lig

      1. Mustafa tha qe eshte diskutuar per union doganor dhe ka dal kunder, Kur ka dal kudner unionit doganor, domosdo qe do dilte edhe kunder Minishengenit edhe po te diskutohej. Dhe jo se eshte burri i mire ky Mustafa, por Minishengeni eshte dicka qe nuk kaperdihet, as vete thaci nuk i doli ne krah Rames per Minishengenin,e jo me dikush tjeter. Vetem nje tradhetar i shitur mund ta mendoje Minishengenin e jo me ta proklamoje me kaq shume energji

        1. ”” Vetem nje tradhetar i shitur mund ta mendoje Minishengenin e jo me ta proklamoje me kaq shume energji””

          Me vjen keq per mungesen e itelektit qe paske.

  2. Nese ” minishengeni ” qenka i barazvlershem me “hapesiren e perbashket te vendeve te ballakanit perendimor” inciuar ne takimin e Berlinit ( ku bejne pjese shume shtete dhe jo vetem Serbi ,Shqiperi , Kosove ) , debati qe ka perfshire politiken e tre shteteve ( pa perfshire Malin e Zi , Bosnje Heeceg , Maqedoni dhe shtete te tjera) po zhvillohet me kot. Axhendat politike kane emrin e tyre te sakte e te qarte , kur perpiqesh ti relativizosh ka dy arsye ose nuk je i informuar sa duhet ose ke synime te tjera per te arritur. E keqja eshte se qendrime te tilla te shprehura ne kete menyre vijne nga dy lider te ndryshem te pranishem ne te njejten tryeze .
    Eshte e qarte qe dikush fsheh diçka. Koha do te tregoje gjithshka.

    1. Mezi pres te vije ajo kohe ‘qe do tregoje gjithcka’ o Sokol i maleve. Sepse jam i bindur se politikanet e kosoves tjeter gje thone ne samitet qe behen ne Berlin mbi te ardhmen e ballkanit dhe tjeter gje ju thone kosovareve ne politiken e tyre te brendshme. Megjithe ate gjithcka do te shihet kur te firmosen letrat e minishengenit ( se qe do arrihet atje , as qe diskutohet ajo gje ) dhe te shihet se si jane gjerat ne te vertete.
      Dhe nje precizoin i vogel, natyrisht qe ato qe jane diskutuar ne Berlin nuk kane patur emrin e axhendes ‘ minishengen’ , sepse ky emer doli me vone . Por Rama e ka thene disa here se MINISHENGENI ESHTE VAZHDIM I LOGJIKSHEM I ASAJ QE NISI DHE U DAKORTESUA NE BERLIN. ( me nje elment me shume, levizjen e lire te njerzve ) .

      1. O Rame i vrimave,se ste ishe i maleve do kisha pak respekt, por ti si mi halesh, ta thashe dhe me lart, Minishengeni nuk eshte nejsoj me procesin e Berlinit.Edhe ti vete nga komenti i pare ne te dytin,ke bere nje diferencim.Ne komentin e pare the jane njesoj, tani thua jane vazhdimesi.Kush e thote qe jane vazhdimesi?Asnje, vetem Rama se keshtu ia do interesi

  3. Rama nuk merr vesh fare nga kuptime e ketyre termave.
    E ngaterron mesuesi anglishtes Arben me surrat Cite.
    Ai di vetem te nderroje kostumet e kravatat. Ato atletet sikur nuk po i vesh me ne takime me nivel te larte sigurisht sepse i doli boja.

  4. Gjithologet,shpellkare e lakuriq kinez pse ju vete portreti i mustafes nuk ju thote qe eshte tinzar ja thone syte,ja thote gjuha e trupit dhe ne fund eshte kal troje i serbise ne kosove

    1. Ore lere Mustafen menjane se ai skuth eshte as ne parti te tij si duket nuk e duan, por Rama po genjen sy per sy.Edhe ben tradhetira edhe na genjen ketej dhe andej

  5. rama cfare thote rrene dhe mashtron , nje ordiner me vese qe ka qellim vetem te pasurohet e te merret me maskaralleqe , pa ideal , pa fe , pa ndjenje nacioaliste , e gezofhi ju qe e votuat ose me keq ju bleve voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *