• |
ide | kryesore

Juventus rrezikon të humbasë stadiumin kundër Lyon: Uefa studion mundësinë të luhet në jug

Sport



Pas Serie A, Koronavirus rrezikon të ‘infektojë’ edhe Champions League. Rikthimi i 1/8 të finaleve mes Juventus e Lione, parashikuar për në 17 mars, mund të luhet në fakt larg Allianz Arena. Kjo është ajo që bën të ditur Rmc dhe e përditshmja sportive franceze L’Equipe: ndërsa takimet e Ligue 1 e Ligue 2 parashikuar për këtë fundjavë nuk do të shtyhen por më shumë mundësi, për disa, të luhen me porta të mbyllura.

Faza me eleminim direkt do të fillojë në 10 mars e ndeshjet e klubeve franceze janë në qendër të vëmendjes. Sipas Rmc Sport, që citon burime të ndryshme sot në kongresin vjetor të Uefa, “të gjithë opsionet janë studiuar e në vecanti edhe një transferim në Jug të Italisë të ndeshjes që është në program në Torino”. Të dielën e kaluar Jean-Michel Aulas, presidenti i Lion, ishte shprehur hapur për mundësinë e spostimit të ndeshjes në një fushë neutrale.

Nëse do të duhet të luajë në një qytet ndryshe nga Torino, Juventus do të kthehej kështu të luante një manifestim europian larg Torinos pas më shumë se 20 vjetësh. Në Palermo bardhezinjtë fituan në fakt Superkupën Europiane në 1997, duke mundur në finale pikërisht një skuadër franceze: Psg.

UEFA, CEFERIN: “JO DYERVE TË MBYLLURA”
Uefa për momentin nuk ka ndërmend të diskutojë ndeshje të Champions League me dyer të mbyllura e kështu Juventus-Lyon e Psg-Borussia Dortmund, ndeshje të vlefshme për rikthimin e 1/8, “do të zhvillohen në mënyrën që ishin parashikuar fillimisht”. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Uefa, Alexandr Ceferin: “jemi në dijeni të situatës, e të informuar në mënyrë kostante”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *