• |
ide | kryesore

Rama në Thumanë, bën sërish thirrje për durim: Rindërtimi nis në muajin maj

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një nga familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Ai takoi kryefamiljarin Sokol Mesi, i cili tashmë është strehuar duke përfituar nga bonusi i qirasë. Gjatë bisedës me të, Rama tha se në fillim të muajit maj do të fillojë puna për rindërtimin.

“Do zhvillojmë takime që të tregojmë projektet, të flasim për procesin e rindërtimit. Duhet durim. Kemi bërë maksimumin për të bërë sa më shpejt shumë gjëra bashkë. Javën e ardhshme do fillojmë me garën ndërkombëtare. Kemi bërë maksimumin për të bërë shumë gjëra bashkë. Nga fillimi i majit do jemi në kantier. Ndeshje të tilla nuk i kam problem. Po çfarë t`u bëj ndeshjeve që nuk kanë rregulla dhe arbitra. Kjo është kollaj. Vitin e ri do ta bëjmë te shtëpia e re”, tha Rama.


2 Comments

  1. Normale qe nga fillimi i majit do filloje rindertimi. Problemi eshye se nuk dihet viti, pa per muajin jemi te sigurt. Kjo eshte njelloj si ajo puna e pagave prej 300 mije lekesh (politikanet flasin me te vjetra se deleve iu duken me shume). Kete shifren 300 mije e kemi degjuar edhe nje here tjeter, por sa u realizua? Po aq do realizohet edhe kete here sepse edhe nese rroga rritet, do rriten taksat dhe sigurimet dhe njerezit do marrin me pak se me 270 mije qe marrin sot. Edhe me keto shtepiat e shkaterruara nga termeti, keshtu do ndodhe. Ne fund te fundit, km nuk ia var as urevajgurorsi qe u urdherua te lyente hyrjen e pallatit, por nuk e beri kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu