• |
ide | kryesore

VIDEO TRONDITESE/ Gruaja rrihet me kamxhik sepse kishte tradhtuar burrin

Lapsi Leaks

Një grua u mor me forcë nga policia, para se të ndëshkohej publikisht në provincën Aceh të Indonezisë, për marrëdhënie seksuale jashtë martesës. Sipas ligjit islam kjo përbën një krim të dënueshëm. Dhjetëra persona u mblodhën para një xhamie për të parë gruan e poshtëruar dhe keqtrajtuar së bashku me 7 persona të tjerë. Një oficer i sheriatit i maskuar qëlloi nga 5 deri në 45 gjuajtje me kamxhik “mëkatarët”.

Burrat dhe gratë u dënuan nga oficerët fetarë pasi raportohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale jashtëmartesore. Rreth 98% e 5 milionë banorëve të Aceh janë myslimanë që i nënshtrohen ligjit fetar. Por edhe pakica jomyslimane që kryen një krim, shpesh zgjedh që të ndiqet penalisht nën ligjin islam, për të shmangur burgun.


Aktivistë të shumtë në Indonezi e kanë cilësuar këtë fenomen si një mizori. Edhe Presidenti i vendit Joko Ëidodo ka bërë thirrje herë pas here që kjo gjë të përfundojë, por thirrjet e tij janë injoruar nga qytetarët e Aceh, të cilët e mbështesin gjerësisht këtë praktikë. ©LAPSI.al

 

4 Comments

  1. Bravo Lapsi qe merreni me kurva e kurvare ndersa Shqiperia perdhunohet nga politikanet bij te popullit, ambasadoret bastarde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu