• |
ide | kryesore

Vrasja në Durrës dyshohet për pazare droge, 40 të shoqëruar në polici

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit dyshon se vrasja e mbrëmjes së djeshme ka si motiv prishjen e pazareve të drogës.

40 persona janë shoqëruar deri tani dhe po merren në pyetje për atentatin që ndodhi dje në lagjen 14 në Durrës, ku u vranë Anxhelo Avdia, 24 vjeç dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç (në foto).

Kryesisht personat që janë marrë në pyetje janë familjarët e dy viktimave dhe shokë e dëshmitarë okularë. Ata janë pyetur nga policia për të zbardhur konfliktet e mundshme të dy viktimave dhe të kaluarën e tyre si dhe për të identifikuar njerëzit me të cilët kanë bashkëpunuar apo nëse kanë pasur kërcënime. Nuk dihen ende se cili prej tyre ka qenë shënjestra e atentatit apo nëse kanë qenë të dy.

Burimet nga grupi hetimor bënë me dije se dyshohet që njeri prej viktimave të jetë përfshirë në pazare dhe ngjarje kriminale por deri tani nuk ka të dhëna të mjaftueshme për policinë që do t’i çonte drejt ekzekutorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *