• |
ide | kryesore

Analiza e SLAVOJ ŽIŽEK/ Trump VS Sanders, SHBA po hyn në një luftë civile ideologjike

F1, Planet



Nga SLAVOJ ŽIŽEK/ Pavarësisht fitores së Trump-it në mbylljen e procesit të impiçmentit, SHBA po hyn në një luftë civile ideologjike për shkak se konflikti real nuk është midis demokratëve dhe republikanëve, por brenda secilës parti.

Dy javë më parë, gjatë promovimit të filmit të tij të fundit në qytetin Meksiko, Harrison Ford-i deklaroi: “Amerika e ka humbur besueshmërinë dhe udhëheqësinë e saj morale.” Vërtet?! Kur e paska ushtruar SHBA udhëheqësinë e saj morale mbi botën?! Gjatë qeverisjes së Reagan-it apo Bush-it?! Ajo ka humbur atë që nuk e ka pasur kurrë, domethënë ka humbur iluzionin (“besueshmërinë” – sipas fjalëve të Harrison-it) se e ka pasur atë. Trump-i veç sa e ka bërë të dukshme atë që ka qenë gjithnjë e vërtetë.

Më 1948, në fillim të Luftës së Ftohtë, kjo e vërtetë u formulua me sinqeritet brutal nga diplomati dhe historiani amerikan George Kennan: “SHBA zotëron 50% të pasurisë botërore, por ka vetëm 6.3% të popullsisë së globit. Në këtë situatë, detyra jonë në të ardhmen… është ta ruajmë këtë pozicion pabarazie. Për t’ia dalë na duhet të heqim dorë nga çdo sentimentalizëm… duhet të reshtim së menduari për të drejtat e njeriut, rritjen e nivelit të jetesës apo demokratizimin.”

Së këndejmi shpjegohet mjaft më qartë dhe ndershmërisht domethënia e parullës së Trump-it: “Amerika e para!” Kësisoj nuk duhet të shtangemi kur lexojmë se “administrata e Trump-it, e cila në fillim premtoi se do t’u japte fund ‘luftërave të pafundme’, tani ka nisur të përfshijë në arsenalin e saj armë që janë të ndaluara në mbi 160 vende dhe po i bën gati për t’i përdorur në të ardhmen. Planet luftarake të Pentagonit për të ardhmen përfshijnë përdorimin e bombave thërrmuese dhe minave antinjeri, të cilat janë eksplozivë vdekjeprurës të mirënjohur si gjymtues dhe vrasës civilësh shumë kohë pas mbarimit të luftimeve.”

Kush bën si i habitur nga lajme të tilla është thjesht hipokrit: në këtë botë kokëposhtë, Trump-i është i pafajshëm (impiçmenti u mbyll), ndërsa Assange-i është fajtor (për shpalosjen e krimeve shtetërore).

ÇFARË PO NDODH TANI?

Padyshim Trump-i personifikon figurën e re të një mjeshtri politik haptazi të pacipë, i cili përçmon rregullat bazike të njerëzillëkut dhe hapjes demokratike.

Logjika e veprimeve të Trump-it është artikuluar nga Alan Dershowitz-i (i cili, ndër të tjera, mbron ligjshmërinë e torturës). Sipas këtij profesori të së drejtës në Harvard, nëse një politikan mendon se rizgjedhja e tij është në interesin kombëtar, çdo veprim që ai ndërmerr drejt arritjes së këtij qëllimi është për përkufizim i padënueshëm. “Dhe nëse një president bën diçka që ai beson se do ta ndihmojë të rizgjidhet, në përputhje me interesin publik, atëherë ky veprim nuk mund të përbëjë një quid pro quo që do të sillte impiçmentin.” – argumenton Dershowitz-i.

Këtu shpaloset qartazi natyra e pushtetit jashtë çdo kontrolli serioz demokratik.

Gatë debateve të vazhdueshme mbi impiçmentin e Trump-it doli në pah shpërbërja e substancës së bashkëndarë etike që mundëson dialogun polemik argumentues: SHBA po hyn në një luftë civile ideologjike në të cilën nuk ka ndonjë terren të përbashkët të cilit do t’i referoheshin të dyja palët në konflikt – sa më shumë e përpunon pozicionin e vet secila palë, aq më qartë duket se nuk është i mundshëm asnjë dialog, edhe polemik.

Nuk duhet të magjepsemi fort pas karakterit teatral të procesit të impiçmentit (Trump-i refuzon t’i japë dorën Pelosi-t, Pelosi gris kopjen e fjalimit të Trump-it) pasi konflikti i vërtetë nuk është ai midis demokratëve dhe republikanëve, por brendapërbrenda secilës parti.

SHBA po shndërrohet nga një shtet dypartiak në një shtet katërpartiak: në fakt hapësirën politike po e mbushin ka katër parti – republikanët e establishmentit, demokratët e establishmentit, populistët alt-right dhe socialistët demokratikë.

Tanimë ka oferta koalicioni që i kapërcejnë linjat partiake: Joe Biden-i la të kuptohet se ai mund të emërojë si zv-president një republikan të moderuar, ndërkohë që Steve Bannon-i e ka përmendur disa herë idealin e tij të një koalicioni midis Trump-it dhe Sanders-it.

Dallimi i madh gjendet në faktin se ndërsa populizmi i Trump-it e hegjemonizoi kollaj establishmentin republikan (provë e qartë e kësaj është fakti se, pavarësisht deklamimeve të Bannon-it kundër “sistemit”, përmendja e punëtorëve të zakonshëm nga Trump-i përbën një gënjeshtër), ndarja brenda Partisë Demokratike po bëhet gjithnjë e më e fortë – afërmendsh, përderisa lufta midis establishmentit demokrat dhe krahut të Sanders-it është e vetmja luftë e vërtetë politike që po ndodh.

Po të përdorim nga pak zhargon teorik, duhet të themi se kemi të bëjmë me dy antagonizma (“kontradikta”): ai midis Trump-it dhe establishmentit liberal (për çka u zhvillua procesi i impiçmentit) dhe ai midis krahut të Sanders-it në Partinë Demokratike dhe gjithë të tjerëve.

NA PRET NJË BETEJË BRUTALE

Lëvizja për të hequr nga detyra Trump-in ishte një orvatje e dëshpëruar për të rifituar udhëheqësinë morale dhe besueshmërinë e SHBA – një ushtrim komik në hipokrizi. Prandaj nuk duhet të na gënjejë zjarri moral i establishmentit demokrat: Karakteri haptazi i pacipë i Trump-it vetëm sa nxori në sipërfaqe atë që ka ekzistuar gjithmonë. Kampi i Sanders-it e kupton qartë këtë: nuk ka kthim prapa. Jeta politike në SHBA duhet të rishpiket në mënyrë radikale.

A është Sanders-i alternativa e vërtetë apo, siç pretendojnë ca “majtistë radikalë”, bëhet fjalë për një socialdemokrat (të moderuar madje) që thjesht kërkon të shpëtojë sistemin? Kjo dilemë është e rrejshme: Socialistët Demokratikë nisën një lëvizje masive të rizgjimit radikal dhe fati i këtyre lëvizjeje nuk është i parathënë.

Një gjë është e sigurt: qëndrimi më i keq i mundshëm është ai i disa “radikalëve majtistë” perëndimorë të cilët priren t’ia heqin fillin klasës punëtore në vendet e zhvilluara si “aristokraci punëtore”, që jeton në kurriz të shfrytëzimit të vendeve në zhvillim dhe është e kapur nga ideologjitë racisto-shoviniste. Sipas pikëpamjes së tyre, i vetmi ndryshim radikal mund të vijë nga “proletarët nomadë” (imigrantët dhe të varfrit e Botës së Tretë) si një agjent revolucionar (të lidhur ndoshta me disa intelektualë të varfëruar të klasës së mesme në vendet e zhvilluara). Po a qëndron kjo diagnozë?

Është e vërtetë që situata e sotme është globale, por jo në kuptimin e thjeshtëzuar maoist të kundërvënies midis kombeve borgjeze dhe kombeve proletare. Imigrantët janë nënproletarë. Pozicioni i tyre është mjaft specifik. Ata nuk janë të shfrytëzuar në kuptimin marksist të fjalës dhe si të tillë nuk është e thënë të jenë agjentët e ndryshimit radikal. Për pasojë, unë e konsideroj këtë zgjedhje “radikale” vetëvrasëse për të majtën: Sanders-i duhet mbështetur pa rezerva.

Beteja do të jetë mizore, fushata kundër Sanders-it do të jetë mjaft më brutale se ajo kundër Corbyn-it në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç kartës së zakonshme të antisemitizmit, do të përdoren gjerësisht kartat e racës dhe gjinisë – Sanders-i si një burrë i vjetër i bardhë… Thjesht kujtoni brutalitetin e sulmeve të fundit të Hillary Clinton-it ndaj tij!

Të gjitha këto karta do të luhen duke u bazuar te frika nga socializmi. Kritikët e Sanders-it e përsërisin vazhdimisht se Trump-i nuk mund të mposhtet nga platforma tejet majtiste e Sanders-it dhe se e vetmja gjë që ka rëndësi është të heqim qafe Trump-in. Përgjigjja jonë duhet të jetë se mesazhi i vërtetë që fshihet pas argumentit të tyre është: “Nëse na duhet të zgjedhim midis Trump-it dhe Sanders-it, ne preferojmë Trump-in…”.

Marre nga faqja Facebook “Shqiptaret per Bernie Sanders”



6 Comments

  1. Patjeter qe Sanders. 😛

    Ai eshte shpresa e njerezimit

    Po ku ka senator te mire ne amerike ??? Te gjithe jane super te pushtetshem qe per pushtet te tyre vetjak e djegin Afganistanin, Sirine , etj dhe Shqiperine e ballkanin perfshire

    Armiku i sotem eshte globalizmi, punetoret femije ne Pakistan, Bangladesh, paga1 dollareshe ne Indi Kine Vietnam e gjetke dhe superpasurine e korporatave amerikane dhe nderkombetare Google Amazon, BP Shell, Areva etj, pasuria e tyre krijon supervaresine ne azi dhe varferimin e stresave shoqerore ne europe. Afrika e ka motton TIA This Is Africa!

    Te perkrahet Ai qe ndalon globalizmin , dhe shfrytezimin pa kriter te tokes-planetit si rrjedhoje e globalizmit ne kerkim te mallrave me kosto qesharake qe perfundon ne kosto gjigante per njerezit anembane globit

  2. Asnje argument se pse duhet mbeshtetur Sanders. Per me teper, filozofi qenka matufepsur aq shume saqe nuk e kupton qe Trump ne ndryshim nga Sanders nuk ka asnje diference ideologjike me establishmentin Republikan. Si mund te kete? Ai eshte per taksa te uleta, per kontroll me te forte kufitare, kunder abortit, kunder legalizimit te hashashit, kunder Medicare for all, pro ushtrise e patritoizmit, adhurues fanatik i presidentit me te preferuar te estabilishmentit: Ronald Regan. Ndersa Sanders do ta ktheje Ameriken me kokeposhte dhe nuk ka asnje reference kulturore, ideologjike apo historike domethenese brenda Amerikes. Nese Trump thote “Ta bejme Ameriken te madhe prap”, Bernie thote ” Ta bejme Ameriken si Danimarka, apo si Kuba”. Me vjen per te qeshur qe filozofi i nderuar nuk e kupton qe diferenca e Trump me partine nuk ekziston askund pervecse ne Twitter. Rryma anti-esttabilishment ne te djathten konservatore analoge me Sanders dhe progresistet e majte eshte Tea Party, nje levizje ekstreme e libertarianizmit te djathte, qe ashtu si socializmi i Sanderit nuk ka qene kurre pjese e establishmentit amerikan, por ka qendruar ne periferine intelektuale me figura si Nozick apo me keq Murray Rothbard qe pranon ideologjikisht pranon cfaredolloj tregtie, perfshire ate te femijeve e jo me te hashashit apo seksit. Sanders shte i pakrahasueshem me Trump. Zgjedhja e Sanders nuk eshte fundi i establishmentit por i Amerikes sic e njohim, prandaj jane aq te eksituar armiqte e Amerikes kudo. Sanders eshte full-package, apo sic do e thonin aq bukur militantet e antifas, Sanders eshte: “No Trump, no wall, no USA at all”. Pra nuk ka paralelizem ne sfiden qe i bejne kultures dominuese Trump dhe Sanders.

  3. Nuk e njoh autorin, veç më duket më i majtë se i majtë.

    Amerika nuk është ëngjëll, por kur krahason me BS e 1948, Kinën e të tjera vende monstra të gjenocidit njerëzor, më e pakta këto autorë nuk duhet të jenë as filozofë as as ….

    Dikush thotë : E dije veten si isha budalla, por pastaj njoha filozofët.

  4. njeriu dhe dhe e verteta,kush mendoni se do triumfojn,un duke pare ralitetin e fakteve te zhvillimit do teori ka deshtuar pervec te vertetes,,,duke analizuar njeriun dhe te verteten ,se cila ka ardhmeri ,un mendoj ,se gjithcka e krijuar ka krijuesin e vet perfshi lle njeriun duke I pare gjerat fetarisht shkencerisht dhe praktikisht njeriu nuk mund te sfidojne krijuesin e vet ne asnje menyre,,por dhe duke I pare gjerat ne planin njerzore njeriun si krijes Brenda gjinis njerzore llojit se cili te kontrollojne boten perfitojne me shum ,nga tjeret,un mendoj se gjitha llojete konkurencave te keti lloji tashme u ka ardhur fundi,,po ju mbyllen dyret sepse padrejtesia nuk funksionon,,keshtu hapur mbetet vetem nje rruge ,qe eshte e verteta ku sejcili e deshiron per veten e vet por tashme koha e kerkon ta pranojme per te gjith

    1. Leni këto përçartje me krijues e padrejtësi se po të kishte krijues, krijuesi nuk e lë krijesën e tij të vuajë e të shtypet, përkundrazi, me fetë tuaja idiote u mësoni njerëzve të durojnë shtypjen dhe jo të luftojnë e të punojnë për tu arsimuar e për të mos u tallur as feja e as politika me ta.

  5. pikirisht ,kjo I nderuar komentues eshte arsyeja ,qe bota po vetshkatrrohet sepse njerzit nuk u ullhoqen sipas te vertetes ,por interest ,deshires tyre pa rregull mas,nga njera an ,kurse nga ana tjeter gjithcka e krijuar funksionon ne ekujliber me rregull mas drejtesi hak,dhe gjitha krijesat funksionojn zinxhir ne dobi te njera tjetres,,dhe mbi bazen e burimit dobive,varen zgjilljet dhe planifikimet e ekzistences jetes ne toke,,sejcili banor I tokes e don te drejten e vet,dhe nuk pranon padrejtesi ti behet,por ka shum qe duan te grabisin te trejtat e tjereve dhe shkatrruar tjeret kjo eshte padrejtesi dhe padrejtesin e kan pranuar gjith ta ndeshkojne e ndeshkon dhe zoti mallerishem,eeshte ne shpallje si deshmi por e kemi praktikisht si ralitet krijim ,me gjallesa ne mas instinct imunitet koh raporte etj,ky eshte fakt krijimi fakt deshmije fakt shkencore I pranuar tashme nga te gjith se gjithcka ka nje kufi ,gjithcka funksionon me rregull jo me deshir as forcen e askujt se po te themi dhe pranojm keshtu duhet te ishim krijues zgjilljesh sejcili per problemin qe ka,por nuk e ka asnje gjalles ket cilese sepse krijuesi nuk ja lla cdo gje e krijuar ka krijuesin e vet sikurse cdo shpikje njerzore ka emrin e njeriut qe e ka arrit, askush nuk ka fuqin ta urdherojne krijuesin e gjithesis ,krijo gjithcfar duam ne por nuk na pyeti ne ne krijimin e tij por e krijoj gjithcka me qellim te caktuar ne menyre precise jo shkel e shko,dergoj shpallje hyjnore deri tek permblellja shpalljeve kuran dhe synet si ullzim dhe meshir per mbar botnat , dhe ligjet e tije I futi ne gjallerin e jetes ,ku vet shpallja indentifikohet si manual per njohjen e krijimit qellimit dhe funksionit jetes ne tok,pastaj ky kuran na pelqen apo jo duam ta pranojm lexojm praktikojm apo djegim injorojme,e kemi te lehte beni cfar te doni me nje liber,por librin faktikisht e gjeni ne zhvillimet praktike ,ne mas imunitet instinct raporte, me gjithcka,urdheroni digjni librin digjni burimet e funksionit dobive mbi te cilat varet ekzistenca,jetes nuk e zbatoni ,fusni kudo ne zhvillim elemente me burime krimi ne tok shtohen problemet pa zgjillje ,e zbatoni ,fusni ne zhvillim kudo elementet e burimit zgjilljeve,dobive ,ne fakt sejcili banor I tokes e don te drejten hakun e tije sepse eshte natyralitet krijimi dhe urren padrejtesin nuk pranon ndeshkim ti behet ,por ndeshkimit tije po I sherben me shum se dobis tije me angazhimin e tije,,sot mungon dicka per te gjith vlersimi ralitetit ,fetarisht shkencerisht dhe praktikish ndarja problemit dhe pranimi orientimit ashtu si per vete sejcili ta pranojm per te gjith,na pelqen apo jo duam apo zduam e verteta eshte kjo ne thenie dhe zhvillim ,nese duam te duam veten sejcili sic e ndiejm ashtu sic duam veten duhet pranojm dhe tjeret ,sepse keshtu u krijuan te funksionojne dobit ne ekujliber ,keshtu thot krijuesi botnave ,ne shpalljen e tije kuranin famelart asgje me pak dhe me shum se ate cafr sejcili don per veten e vet dhe eshte ne dobin e tije te ardhmen e tije,por na keshillon qe ta pranojme per te gjith ,qe te gjith te ndjehen mire gjat gjith jetes se tyre,,un nuk mund ta sqaroj te miren dhe te keqen me nje spjegim te shkurter masi duhet me shum volum ,por un thjesht bera nje perkujtim ne forme permblellje mi treguesit dhe domosdoshmerin e te vertetes respect per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *