• |
ide | kryesore

CDU/CSU: Pse SPAK nuk po heton shitblerjen e votave në Dibër

Lajme, Të fundit



CDU/CSU është ende e habitur se pse në Shqipëri nuk po hetohet blerja e votës. Deputetët e partisë së kancelares Angela Merkel kanë bërë përgjegjës pikërisht SPAK për këtë mos-hetim. Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU thotë se është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votëblerjes për të cilën është shprehur qartësisht Bundestagu

“Dosja po hidhet si një “patate e nxehtë” nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të është qartazi SPAK-u”, – ka thënë Falenski.

Falenski theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, rezerva më e madhe e tyre ka të bëjë me aktivitetin në Holandë të narkotrafikantëve nga Shqipëria.

“Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave, por sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë”, – tha ai.

Deklarata u bë në një konferencë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mbajtur në Bundestag ku vendi ynë përfaqësohej nga këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi.

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, zonja Barbullushi është përballur me një moment pak të sikletshëm, kur një nga të pranishmit teksa shprehu shqetësim për emërimet në administratë. Ai e pyeti nëse ajo do të emërohej zv/ministre e Jashtme nëse nuk ishte kushërirë e ish-ministrit të Jashtëm. 

“Kjo është e paligjshme dhe korruptive”, – tha ai. Zonja Barbullushi nuk ju përgjigj kësaj pyetjeje, por shpjegoi reformën zgjedhore në proces.



5 Comments

  1. Po heton fotot qe ka bere ilir meta me boset e krimit ne shijak me hajrin e troplinin ne fitoren e lsi dhe kokes,meta me goten e veres ne dore si baftjari,spak po heton meten

  2. Ke te hetoj me pare spaku. Reforma ne drejtesi dhe institucionet e dala prej saj jane kot dhe nje genjeshter e madhe. Nuk kane per te funksionuar kurre. Thjesht pseudoreforma u ndermor per te shfokusuar opinionin nga problemet reale te ketij vendi. Kush naiv beson se qeveria ndermerr reforme ne drejtesi per te hetuar dhe ndeshkuar veten! Dhe ku, ne shqiperine e grabitur dhe te reckosur nga korrupsioni galopant. Ne shqiperine ku deputet e kryetar bashkie behet trafikanti dhe tutori i denuar ne mungese per disa vepra penale. A jeni ne terezi o njerez qe ende besoni te keto pallavra.

  3. Porti i durresit el dorado e llumit te qelbistanit. Prisni nigerianet sa tu qijne grate.
    I paemer do behesh me vella te zi por dije se ai do te jete me i mire se ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *