• |
ide | kryesore

Commisso mesazh prekës për Astorin: “Do ta kujtojmë gjithnjë kapitenin tonë”

Sport



“Në këtë ditë do të kujtojmë Davide Astori, kapitenin tonë. Nuk kam patur fatin ta njihja këtë djalosh, por të gjithë që më kanë folur për të kanë zgjedhur gjithnjë fjalët më të jashtëzakonshme për ta përshkruar. Sot mendimi im shkon për familjen e tij, të dashurit e zemrës, shokët e skuadrës, miqtë e tij, tifozët e të gjithë ata që kanë qarë e janë ngashëryer për humbjen tragjike të Davide. Familja Viola do ta kujtojë gjithnjë Kapitenin e saj”. Eshtë ky mesazhi i presidentit të Fiorentinës Rocco Commisso për kapitenin e paharrueshëm viola në ditën e përvjetorit të dytë të ndarjes nga jeta.

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Ai u gjet pa jetë në hotelin La Di More’, në qytetin e Udines, aty ku ishte grumbulluar së bashku me skuadrën për të luajtur në stadiumin “Dacia Arena”. Davide Astori, baba i një vajze 2-vjeçare, u rrit në skuadrat e moshave të Milanit, por në karrierën e tij ka luajtur për 6 vjet me Kaljarin dhe një sezon me Romën, përpara se të kalonte tek Fiorentina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *