• |
ide | kryesore

Dosja Babale/ Pyetjet pa përgjigje në intervistën e Fatmir Xhafës

-Instant, Arkiva, Kryesore



Pasi prokuroria ka mbaruar hetimin dhe gjykata e shkallës së parë e ka dhënë verdiktin, ish ministri i brendëshëm Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë të gjatë në Gazeta Dita, ku ai tregon se si edhe drejtësia vërtetoi pretendimin e mbrojtur prej tij se dosja Babale ishte një manipulim, dhe se zëri i ëllait të tij Agron Xhafaj ishte luajtur nga një aktor me pagesë.

Pra pretendimi është i qartë, se ashtu sikurse u tha që në fillim, gjithçka ishte gatuar në selinë e PD-së së kthyer në kinostudio. E për këtë version provat janë të shumta. Ish ministri Xhafaj sjell në vëmendje se nuk ka asnjë fakt që ai, si anëtar i qeverisë të ketë mbrojtur një aktivitet të paligjshëm të një vëllai trafikant. Se nuk ka asnjë provë, që ky vëlla, Agron Xhafaj, të jetë takuar vërtet me “Babalen” ashtu siç pretendohet në përgjim. Se shqyrtimi i lëvizjeve përmes qelizave të celularëve vërteton që kjo nuk ka ndodhur (shiko poshtë pjesët kryesore të intervistës së Xhafajt). Se jo vetëm takimi ku vëllai i ministrit do ndihmonte Babalen për të trafikuar hashash nuk ka ndodhur, porse edhe paisja origjinale e regjistrimit të “takimit” mes tyre u ka humbur përgjuesve.

Fakte kuptimplota si këto të shoqëruara edhe me mospërputhjet e versioneve të vetë denoncuesve e bëjnë ish ministrin Xhafaj të dalë në konkluzionin se e gjitha është organizuar për të goditur politikisht ministrin e brendëshëm dhe hartuesin e reformës në drejtësi.

Në fakt, për hir të së vërtetës, PD as njëherë nuk dha prova 100% bindëse për akuzat që ngrinte. Ne nuk kemi deri më sot qoftë edhe një fakt të pakundërshtueshëm se vëllai i ministrit të brendëshëm dhe Babalja janë takuar me njëri – tjetrin, e aq më shumë që ata kanë bërë një plan trafiku së bashku.

Por thënë këtë gjë, që duket sikur e zbardh përfundimisht Fatmir Xhafën, ne nuk kemi marrë përgjigje për të gjitha dilemat e ësaj historie. Në ato që thotë në pjesën e parë të intervistës (shiko poshtë) dhe në ato që premton të zbulojë në të dytën ish ministri duhet të zbardhë edhe një sërë dilemash në të cilat qeveria, kryeministri, prokuroria dhe policia dalin të impikuara.

Lexo më tej:

Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

Pse Agron Xhafaj që i ishte fshehur burgut Italian për një dekadë e gjysëm porsa shpërtheu kjo aferë, nuk iu nënshtrua hetimit, por preferoi të shkojë të bëjë menjëherë burg?

Pse prokuroria dhe policia e lejuan të largohej dhe në dosje mungon hetimi për të? Apo se duhet të përqëndroheshin vetëm tek pista tjetër hetimore, ajo që e gjitha është inskenuar nga babalja dhe kunati?

Përse Edi Rama menjëherë sapo ndodhi ngjarja, tha se ai kishte në dorë provën e një laboratori të njohur ndërkombëtar që vërtetonte se ajo ishte e manipuluar. Edhe sot e kësaj ditë kjo provë nuk është bërë publike. Një laborator i policisë italiane rrefuzoi të jepte konkluzionin në të cilin kishte dalë kryeministri ynë, ndërsa një tjetër laborator privat britanik, “JP French Associates”, shpalli paaftësinë për të konfirmuar qoftë nnjërin version, Pra se zëri qe i agron Xhafajt, apo qoftë tjetrin se ai ishte zëri i dublantit me pagesë, Fredi Alizoti. Pra deri më tani ne nuk kemi asnjë provë se kryeministri n aka thënë të vërtetën.

Dyshimet nuk përfundojnë këtu. Mbi mënyrën si u veprua nga policia me atë që u konsiderua si aktor me pagesë, pra me Fredi Alizotin, lindin dilema të mëdha.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në ne duhet të besojmë se ai u paraqit vetë si vullnetar për të bërë burg, pasi i telefonoi vetë policisë për tu dorëzuar dhe për të thënë “të vëretën”.

Në plot 9 përgjime të bëra publike del se drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  janë angzhuar me mish e me shpirt për të manipuluar këtë dshmitar vullnetar. Këto përgjime tregojnë se ata e mbikqyrin dëshmitarin e rremë Alizoti, i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Skandali/ Dalin dokumentat, manipuloi dëshmitarin e dosjes Babale, gradohet drejtor policie

Takimet mes policëve të rilindjes dhe dëshmitarit të penduar janë të shumta. Por nëndrejtori Andon Marko kur është dashur të deponojë në prokurori ka kryer krim duke gënjyer se ishte takuar vetëm njëherë. Dhe për këtë krim, në vend që të procedohej penalisht është ngritur në detyrë duke u emëruar drejtor policie e Fierit. Pra në këtë pikë besueshmëria e e njeriut të paguar për të pohuar se rrolin e Agron Xhafajt e ka luajtur ai është tejet e diskutueshme. Dhë ne këtë pikë në intervistën e tij Fatmir Xhafaj nuk jep argumente bindëse.

Prandaj versioni më i bindës i kësaj historie është se opozita dhe PD ose i ka manipuluar provat, ose i ka pasur ato të pamjaftueshme për atë që pretendonte. Ndërsa qeveria, Rilindja, Rama dhe Xhafa, kanë tentuar ti përgjigjen një manipulimi të mundshëm me një tjetër manipulim, duke gënjyer publikisht, duke përpunuar dëshmitarët dhe duke përdorur policinë si mjet kriminal propagande për ti treguar opinionit se kishin të drejtë.

©Lapsi.al

 

Intervista e Xhafës, pikat kryesore (lexo këtu)

 

Ata thonë (denoncuesit) “kemi një audio-përgjim të cilit i mungon pajisja origjinale e incizimit”. Pretendohet që është përgjuar me një pajisje në formë stilolapsi dhe prokurorisë i thuhet se ky stilolaps ka humbur. Po si mund të mos ruhet pajisja themelore në një përgjim, që është siguria e provës që ti pretendon se është shkatërruese për kundërshtarin?! Përgjigja është e thjeshtë: Nëse dorëzohej ajo kuptohej lehtë që s’ka asnjë bisedë, s’ka asnjë audio-përgjim sikundër u shit në publik, por thjesht një auto-regjistrim të inskenuar siç është në fakt”.

Ndërkohë, siç ka rezultuar nga tabulatet telefonike të administruara në dosjen hetimore gjatë gjithë vitit 2017, midis tyre ka vetëm 4 thirrje telefonike të matura me sekonda (përkatësisht 69, 121, 20, dhe 29 sekonda). Të gjitha janë thirrje të bëra nga Albert Veliu dhe që të katërta të bëra në muajin tetor dhe jo rastësisht. Ishin në përgatitje të këtij skenari, për inskenimin e audio-regjistrimit. Ndërsa gjatë vitit 2018, asnjë komunikim midis tyre. Si mund të kesh lidhje, komunikim, bashkëpunim dhe për më tepër veprimtari kriminale të këtij niveli, me dikë që nuk ke pothuajse asnjë lloj kontakti?!”

Një gënjeshtër e madhe është pretendimi i ngritur se më datën 24 tetor 2017, ka ndodhur një takim midis Albert Veliut dhe Agronit në lokalin e këtij të fundit dhe aty qenka bërë dhe regjistrimi. Provat dhe faktet e administruara në dosjen hetimore të prezantuara në gjykim, provojnë të kundërtën dhe për mua ato vlejnë më shumë se deklaratat politike të kuzhinës së SHQUP-it.
Në dosjen gjyqësore, nga analiza e qelizave telefonike të asaj dite (24 tetor 2017), kur është pretenduar për takimin dhe regjistrimin e bisedës, rezulton qartazi se në asnjë moment të asaj dite, telefonat e këtyre dy personave nuk kanë loguar njëkohësisht në të njëjtin orar dhe në të njëjtin vend. Katërcipërisht është e provuar me fakte konkrete se ky takim, nuk është zhvilluar. Mjaft të shohësh skemën e lëvizjes së këtyre personave sipas antenave telefonike të botuara edhe nga ju si media, dhe e kuptoni lehtësisht këtë gjë.

Vetë “Babalja”, personi që na paska bërë regjistrimin, në deklarimin e tij në prokurori, në një ndër versionet e paraqitura ka pohuar se takimi na qenka bërë në orën 17:30, te lokali i tim vëllai në Vlorë. Ndërkohë që sipas qelizave telefonike në këtë orë, “Babale” me “Olldashin” janë rrugës duke u kthyer nga Vlora për në Tiranë dhe pikërisht në atë orë kanë qenë në unazën e madhe të Tiranës, ndërsa im vëlla gjendej në Lushnjë!!”

Nga ana tjetër, vetë Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi por edhe avokatët e tyre, kanë deklaruar në gjyq krejt të kundërtën duke pretenduar se takimi na qenka zhvilluar në orarin 12:30 – 13.45, te lokali i vëllait tim në qytetin e Vlorës. Kësaj i thonë “I zoti se jep, tellalli e shet”. Gjithësesi edhe nëse do duam të pranojmë versionin e tyre dhe jo të mikut të tyre Babale, tabulatet dhe qelizat telefonike provojnë krejt të kundërtën. Në të njëjtin orar që vetë pretendojnë se është kryer takimi dhe regjistrimi, rezulton se sipas qelizave telefonike, antenave ku telefonat e tyre kanë loguar, vendndodhja e Babales dhe Olldashit është shumë larg nga ky vend. Konkretisht ata të dy në orën 12:46 gjenden në Orikum, në orën 13:47 kanë mbërritur te Marina në Lungomare dhe në orën 14:22 gjenden rrugës në Mifol, në dalje të Vlorës.
Ndërkohë që sipas skemës së publikuar edhe nga ju si media, qelizat telefonike për tim vëlla, vërtetojnë krejt të kundërtën. Ai në orën 12:45 gjendet në Vlorë (konkretisht te ish-fabrika e Orizit), në orën 13:45 në dalje të qytetit dhe në orën 14:27, antenat e telefonit e tregojnë në qytetin e Fierit, d.m.th rreth 40 km larg nga vendtakimi i pretenduar.

Më interesantja eshte se që të fiksohet një takim, normalisht duhet komunikuar paraprakisht me personin. Gazetari “i madh investigativ” në deklarimet e tij publike, por edhe në prokurori e gjykatë, ka pohuar se pasi Babalia ka komunikuar me Agronin, kanë caktuar një takim i cili sipas Olladshit, na qenka zhvilluar në orarin 12:30 – 13:45, te lokali i tij në qendër të Vlorës. Mirëpo siç rezultojnë nga tabulatet e administruara në dosjen hetimore dhe bërë publike në gjykatë, nuk ka asnjë komunikim midis Babale/Olldashit dhe Agronit para këtij orari. Kjo telefonatë ka ndodhur, por kur Babale ka telefonuar Agronin, ka qenë ora 14:27, pra shumë mbas orarit të pretenduar për një takim/regjistrim të mundshëm dhe qelizat telefonike tregojnë se këta dy njerëz ishin në pika lëvizjeje të ndryshme.
Njëri (Babale) sapo ishte larguar nga Vlora në Mifol, dhe tjetri (Agroni) në Mbrostar Ura në Fier duke shkuar në drejtim të Lushnjës. Pra asnjë fakt i pretenduar nuk lidhet fare me tjetrin. Mjaftojnë këto detaje për të kuptuar se është një gënjeshtër e madhe nga çdo anë. Siç shihet rezulton e provuar qartë, me fakte konkrete nga analizimi i të gjithë të dhënave, se më datën 24 tetor 2017, nuk ka pasur asnjë lloj takimi midis “agjentit” Babale dhe tim vëllai, siç është pretenduar në skenarin e SHQUP-it dhe është thënë e stërthënë nga papagallët e tyre publikisht, çka do të thotë se bie edhe vetë thelbi i “akuzës” së pretenduar përmes filmit montazh të tyre.

Duke parë diskretitimin publik të akuzës së saj, PD-së padyshim i nevojitej një alibi publike për të rrëzuar një prej provave kyçe në këtë proces që ishte dëshmia e këtij personi që mori pjesë në fabrikimin e audio-montazhit duke imituar zërin e Agronit, duke pretenduar se: “Alizoti është dëshmitar i krijuar nga prokuroria, Xhafaj dhe Rama”.

I kam ndjekur dhe lexuar me vëmendje këto gjysma komunikime që Salianji i tundte nga njëra studio në tjetrën, si “prova të arta” për të vërtetuar alibinë që tentonte ta zhvlerësonte dëshminë e bashkëpunëtorit të tij Fredi Alizoti dhe ta paraqiste atë si dëshmitar të sajuar nga policia. Natyrisht edhe këto përgjime janë dhënë të cunguara për aq dhe si ju ka interesuar atyre. Në disa raste edhe të deformuara. Nga pikëpamja policore veprimet e drejtuesve të policisë së Fierit, janë tërësisht të rregullta dhe pa asnjë ngarkesë.
Provohet qartazi që është Alizoti ai i cili i ka telefonuar policisë dhe ajo thjesht ka bërë shoqërimin e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Me vendim gjykate është urdhëruar përgjimi dhe mbajtja në vëzhgim fizik të Fredi Alizotit. Këtë fakt policia e ka ditur, padyshim edhe drejtuesit e policisë së Fierit, pasi në territorin e tyre zhvillohej kjo gjë. Si mund t’i lejonin vetes që të flisnin për punë lekësh në telefon me Alizotin, siç pretendohet nga Salianji, në një përgjim të njohur si fakt prej tyre, por që realizohej dhe administrohej jo prej tyre, por prej prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda?!
Duhet të jem korrekt me të vërtetën dhe të pohoj se nga pikëpamja etike ka diçka që nuk shkon në ato komunikime. Një kujdes i tepruar komunikimi dhe një lloj tolerance prej dy drejtuesve besoj se ka ndodhur nga shqetësimi për ta pasur nën vëzhgim Alizotin, siç ishte urdhëruar nga prokuroria. Kjo pasi ky ishte banor i Fierit, por lëvizte shumë në drejtim të Tiranës dhe siç rezulton nga dosja hetimore ishte person i vështirë për t’u mbajtur nën vëzhgim. Natyrisht ka influencuar në këtë status të tij edhe presioni e frika mos i ndodhte gjë, ç’ka për vetë natyrën e çështjes, do ta rëndonte shumë situatën dhe përgjegjësinë e drejtuesve të policisë në këtë proces”.



18 Comments

  1. Mire qe gazeta Dita ka bere Roman me Xhafen por edhe Shkullaku merret me novela.Na Cate sumen.
    Ne kemi Halle te medhaja si Cili,Meta, kushtetuta (termetin e harruam se fleme Tek keshtjella e Metes), gruaja e Bilalit ,Nesho dhe Mic Sokoli.
    Xhafes I lumte.

  2. Fatmir Xhafaj nuk pergjigjet,perse u lejua te largohej Vellai i tij,qe ishte deshmitari kryesore.
    Ne çdo vend te Botes do te shpallej menjehere urdher-arresti,per t’mos kaluar kufirin shtetrore.
    Kush dha urdher qe ai te largohej,më parë se te mbaronte çeshtja Babale?Pastaj u largua edhe
    nje tjeter deshmitare, Albert Veliu,Babalja.Mbeti vetem Fredi Alizoti,ai qe i duhej bandes se “rilindjes”,
    qe ne fakt ka kundershtuar vetveten disa here,pra nje jo i besueshem.Dy deshmitare kryesore mungojn?
    Jo,i larguan qe te mos ishin perballe.Hetim per Çështjen Agron Geron Xhafaj apo Çështja Babale pa dy aktoret
    kryesore.Komedi më e madhe nuk eshte parë.
    Dy dit pas skandalit te audiopergjimit,Kryeministri Rama deklaron se audiopergjimi eshte i manipuluar,
    por nuk e tregon se ne cilin laborator u ekzaminua.Kryeministri foli para se drejtesia te thote fjalen e
    saj,dhe kjo eshte precedent penal,presion dhe ndikim ndaj institucioneve te drejtesise.
    Perse u vonua 6 Muaj audiopergjimi ne Itali,ne nje nga vendet me ekspertet me te mire ne Bote,per tu
    ekzaminuar me pas ne nje firmë private ne Angli,qe konstatoi, se materiali i dërguar për ekspertim nuk
    ka qenë origjinal, por një kopje e regjistrimit i cili duket se ka pasur ndërhyrje.Aglezet nuk dhan siguri.
    DITA i fshiu dhe më pas i bllokoi komentet e xhevahireve te Fatmir Xhafajt,tek “Tema”nuk i nxjerrin!
    Tek”INTERVISTA / Fatmir Xhafaj thyen heshtjen: Përndjekja e familjarëve të mi dhe e vërteta
    e sulmit të gjatë nga Partia e Babales”Fatmir Xhafaj(ne fund) thote,se Fredi Alizoti “u dënua me 2 vjet
    heqje lirie, të cilat i vuajti ditë më ditë!”Jo jo jo….nuk eshte e vertete.
    Me 14 Maj 2018 shfaqet audiopergjimi,ku pretendohet te jete Vellai i Ministrit te Brendeshem Fatmir Xhafaj.
    (akoma nuk eshte mbushur dy vjet nga dita e skandalit te audiopergjimit)
    Me 6 tetor 2018 Kerkohet arrestimi Albert Veliut dhe të Fredi Alizotit.
    Me 6 Shkurt 2020″Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga burgu Fredi Alizotin.
    Fredi Alizoti eshte denuar 16 Muaj,pra 8 Muaj liruar para afatit!!!Nga pamja dukej sikur ka qene me pushime
    dhe jo ne Burg.Fredi Alizoti eshte manipuluar dhe paguar nga banda e “rilindjes”.Dhe ky mashtrim nuk
    eshte vetem mashtrimi Ministrit te Brendeshem,por i te gjithe Qeverise,nga Kryeministri,Ministri,police,
    prokurore,gjykates,media…

  3. Ja ziguri qe kerkon te mbroj babalen qe me parate qe i dha salianji dhe ndihma qe i dha doraci hoxha dhe spiuni sali e derguan per azil politik,gjykata i denoje me burg keta pacavure qe e kthyen pd ne sigurimin e shtetit te nexhmijes,ha mut o zigur se gje tjeter nuk te ka ngelur,nga dita kalove te lapsi

    1. Ju qifte Xhafa, Baalja dhe Fred Alizoti githe femrat e fisit ju qe mbroni kete rob qere pionier i xhaxh Enverit, robt ku ti keni fare e keqe, fare hisedhi..pttuuu?????

  4. me qarte se shpegohet Xhafa nuk ka ku te veje po pederastet e PeDes dhe LIke floririt nuk kuptoin apo o jo nipi i Hisni karit

    1. Ky nipi “i shtire” nuk i vjen as te qimja e karit Hysniut.
      Ti me siguri qe nuk je nga Vlora.
      Pyet ne Vlore per Hysni Kapon (ata qe e kane njohur mire) dhe do marresh vesh se kush ishte.

  5. Në historinë e vëllait të ish ministrit të mbrendshëm, që për ta zhvlerësuar në opinionin publik si një ngjarje banale me një emër si “babalja”, le të lemë mënjanë se çfarë ka “gatuar guzhina e SHQUP-it”, siç thotë Xhafa, e le të mos meremi me personazhet ordinere si “babale” e Alizoti.
    1.- A është e vërtetë që Agron apo Geron Xhafa është akuzuar nga një gjykatë italiane e dënuar me 7.5 vjet burg si trafikant droge ?
    Fakti se ai u arratis nga Italia për tju shmangur dënimit e pas kaq vitesh qëndronte në Vlorë i pa shqetësuar nga drejtësia shqiptare e merej me biznese, e pas denoncimit të “babales” u detyrua të shkojë në Itali natën për të kryer dënimin, hedh poshtë të gjitha historitë konspirative se “SHQUP*i” ja paska pasur me “hile” Fatmir Xhafës.
    2.- Fatmir Xhafa nuk është një personazh i dorës së fundit të partisë në pushtet. Pas largimit të Tahirit si ministër i mbrendshëm, edhe ai me një histori të lidhur me bandat e trafikut të drogës, nga ministër i drejtësisë i qeverisë socialiste, u përzgjodh si kryetari i komisionit socialist për reformë në drejtësi, edhe me miratimin e “ndërkombëtarëve”. Se çfarë solli kjo reformë, mjafton të përmendim faktin se Shqipëria ka dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë, e përzgjedhja e institucioneve “të reja” të larta të drejtësisë, ju la në dorë atij e prokurores Marku e më vonë Manjës edhe ky një personazh i kompromentuar publikisht.
    U përshëndet nga opinioni publik Xhafa si ministër i ri i mbrendshëm, kur deklaroi publikisht se kishte ndërmend.
    të shkatëronte “40 banda kriminale” të verifikuara nga ai.
    Por përse nuk e pati filluar z.Xhafa ndëshkimin e bandave mafioze të trafikut të drogës , për tu bërë i besueshëm, ta fillonte me vëllanë e tij që kishte kaq vite që i shmangej burgut të Italisë ?
    3.- Është i njohur për opinionin publik se Xhafa ka qenë një jurist i angazhuar si hetues në kohën e diktaturës, e është gjithashtu fakt se gazeta Dita ka një qëndrim redaksional të së majtës ekstreme ku gjen shkrime që glorifikojnë diktatorin Hoxha.
    Përse paskej zgjedhur Xhafa pikërisht këtë gazetë për tu “rëfyer” me intervistën e tij ?

  6. O byroist i pd nuk ja boton intervisten syri lapsi exit dosja 55 prandaj zgjodhi ate medja qe pranon ta botoje,e thjesht fare,ti byroist na fol pak per fotot e metes me kriminele qe portalet qe citova nuk pranojne ti botojne keto foto i di arsyen ti si byroist qe je

    1. O tru peshk që cilindo që dënon murtajën kriminale enveriste, e quan “byroist i pd”
      Nuk e kupton se sa qesharak bëhesh me këtë cilësim.
      Je njëlloj si një hajdut xhepash që ka vjedhur një portofol në autobuz, e thërret kapeni hajdutin.

  7. Sa te lëzëtshëm keta qe mbrojne xhafën. Po tju kujtoja ate videon me enver hoxhen qe i ferkohej si stripitiste ( se mesa duket nuk ju zgjat me shume se 3 dite cudia juve ), do vazhdojit ta mbroni. O komunistaaaaa

  8. sajime dhe shpifje tipike shqiptare. sa zemerzinj jemi. ne burg duhet futur jo vetem ai pidhushi salianji po edhe hadermataj e kush ka
    gisht

  9. Vetem Xhafa te dale i lare aman . Futni Salianjin ne burg se shpifi . Ne 45 vjet ne burg kane perfunduae me mijera e mijear njerez si rezultat i shpifjeve dhe ende sot nuk po u kerkohet te falur , do futet Salianji , pa prova fare dhe me kete “drejtesine e re” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *