• |
ide | kryesore

Fotot e Metës me trafikantët, zbulohet vendndodhja/ Mister sebepi që i bëri bashkë

-Instant, Të fundit



Disa foto të presidentit Ilir Meta me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, janë botuar sot nga Shqiptarja.com. Në njërën nga fotot ekskluzive Meta shfaqet duke ngritur dolli teksa në krah ka pikërisht Xhevdet Troplinin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe subjekt i OFL-së që duhet të justifikojë pasurinë.

Fotot, sipas  gazetës që i botoi janë bërë në korrik 2017 për të festuar fitoren e Lefter Kokës i dalë deputet i Durrësit nga këto zgjedhje. Nëse ky version do të qe i vërtetë, ai do te relativizonte disi kritikat e LSI dhe mbarë opozitës se Rilindja i fitoi votat falë marëdhënieve okulte Gjushi – Avdylaj. Pra ajo do të tregonte se edhe LSI e ka festuar rezultatin në zgjedhje me të njëjtët tipa të inkriminuar. Por për të prishur këtë hipotezë vëllai i ish deputeteti të LSI që ndenjti në parlament dhe iu bashkua Rilindjes, Leonard Kok ka dhënë një version tjetër të ngjarjes. Sipas tij këto foto nuk kanë lidhje me zgjedhjet por me festën e ditlindjes së Lefter Kokës. Ajo për të cilën palët bien dakord është se fotot janë shkrepur tek pista “Ventus Harbor” në Durrës në zonën e “Vollgës” që është pronë e deputetit Lefter Koka.

©Lapsi.al

 

Ilir Meta duke ngritur dolli me Nard Koka, ne krah t tij Xhevdet Troplini
Lefter Koka dhe Altin Hajri

 

Foto e pergjithshme e tavolines, perballe Metes Altin Hajri (pronari i kompleksit luksoz “Golden” në Shijak, që u kthye në skenën e krimit më të rëndë të ndodhur së fundi në Shqipëri, pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar, me rreth jeshil), ne krah te tij Xhevdet Troplini



8 Comments

  1. Like, kepuete se e zgjat. HAHA! Do ta bejme kete *** shteti apo do ta dhjesim? Pres qe nje nga 5 hajdutet ta kepus e ahere do qerohen mire hesapet e dulles.

  2. Sot Mero Bollino, kusheriri leçez i Mero Lëtyrës, i ka bere nje sherbim te madh Partise, e cila dihet qe armiqte i ka ne Grikën e Topit.

    Hajde foto hajde…….. Sikur me kap’ Stalinin me Churchill ne te njejtin vend!!!!! Ku i gjejne mer jahu!!!!
    Vetem Bollinua mund ta dije, na Çolja e Leçes

  3. U hap dhe loja me fotot, tani kush ka foto ti hedhë në rrjet që të shohim kush janë halet publike që kanë drejtuar dhe drejtojnë vendin

  4. Tregoni dhe mesazhin e Narit per bollinon ..hapni lojen me foto dhe pergjime se jua qendis meta. Ka bo shkollen e dreqit para jush…

  5. Jam kurioz c’fare do ndodhte sikur ne itali te botonin nje foto te tille te presidentit…aq me teper nje gazetar qe shqipetar nuk eshte!

    1. Jam kurioz me sa kriminele ka dale ne foto Rama madje edhe ne parlament dhe ne PS? Dhe ne telefona?
      (Ky eshte kulmi, ju qenefet e fuges te beni me mbrojt meten me zor)

  6. Si eshte vendi behet kuvendi , se lu as topi.
    “Shqipet” keto jane , kane qene e do jene perhere .
    Prandaj eshte i vetmi popull ne Europe , qe se ka dash e se do kerkush.
    Me vjen keq ta them , se shqiptar jam edhe vete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *