• |
ide | kryesore

George dhe Amal Clooney, në prag divorci

Paparazzi, Slider



Zërat për ndarjen e George dhe Amal Clooney janë shtuar gjithnjë e më shumë së fundi.

Sipas disa thashethemeve, çifti ka pasur shumë debate kohët e fundit, veçanërisht për kohën e shkurtër që kalojnë me njëri-tjetrin. Dhe ajo që i ka hedhur benzinë zjarrit është mosmarrëveshja mes tyre nëse do të kenë apo jo fëmijë të tjerë. Tabloidet e përshkruajnë çiftin si dy anije që ecin në drejtime të kundërta. Disa thonë madje se George dhe Amal nuk shihen me njëri-tjetrin prej 120 ditësh.

 

“Mund të thuhet se gjërat mes tyre janë të tensionuara. Amal është shumë e përqendruar në punën e saj si një pedagoge në Columbia University, ndërsa George vazhdon rrugën e tij, kalon shumë kohë me miqtë dhe i lë fëmijët me dadon kur nëna e tyre është në punë. Asnjëri nga të dy nuk duket se është i kënaqur nga tjetri”, është shprehur një burim për revistën Woman’s Day.

Madje është thënë se ata i jetojnë të ndara jetët e tyre në vende të ndryshme.L George i pëlqen të kalojë kohë në shtëpinë e tij në liqenin e Como, ndërsa Amal preferon t’i kalojë ditët në shtëpinë e tyre në Britaninë e Madhe.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *