• |
ide | kryesore

Helmimi në Fier/ Deklarata shokuese e nxënësit: Na thanë që ishte stërvitje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa janë të paqarta shkaqet e helmimit të gjimnazistëve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, vijnë edhe deklaratat e para nga vetë nxënësit.

Njëri prej tyre tregoi për News 24 se në shkollë ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

“Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme” – u shpreh nxënësi.

Lexo më tej: 

Pamje të rënda/ Helmohen 30 nxënës në Fier 

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportuar me ambulanca e makina private drejt spitalit.

Vetëm një javë më parë 6 nxënës të kësaj shkolle u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik.



2 Comments

  1. Bravo gazetari. Profesionalist…Cdo gje qe i thone e shkruan… “Na thane.. degjuam… ”
    Po se kush tha…. , vari lesht , se nga e degjuan…., vari lesht…. asnje verifikim.
    Ju a ben mire Ed Drama qe ju ze me shkelma…

  2. “Pamje të rënda/ Helmohen 30 nxënës në Fier ”
    e pash videon dhe nuk pas asnjë,për be,pamje të rëndë!!
    ata fëmijë mund të kenë pasur porblem,por nuk mund it quash pamje të rënda!!
    jeni bërë për të qarë hallin me këta lloj titujsh që vini!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *