• |
ide | kryesore

Hetimi nuk e tremb Zhang: “Me kalendarin nuk luhet, shëndeti e siguria para të gjithash”

Sport



“Shëndeti e siguria publike para së gjithash”. Koncepti shprehet disa herë e presidenti i Inter Steven Zhang nuk bën hapa pas: hapja e një hetimi nga ana e Prokurës së Figc pas sulmit të ashpër të numrit 1 zikaltër në Instagram, ndaj presidentit të Lega Calcio Paolo Dal Pino nuk e ndal dhe as e dekurajon. “Doja të dëgjohej fort zëri im”, ka shpjeguar Zhang në një intervistë ekskluzive për ‘Gazzetta dello Sport’.

Gjithë kjo që po ndodh nuk është një lojë e nuk është një shaka. Steven Zhang kërkon të transferojë në Itali, eksperiencën e jetuar me koronavirus në Kinë, “E ndjej shumë këtë temë e rreziqet e saj”. E kjo është edhe arsyeja e toneve të ndezura në mesazhin e një dite më parë në Instagram: “Nuk mund të luash me kalendarin e të rrezikosh që personat të grumbullohen në një stadium duke vënë në rrezik të vazhdueshëm sigurinë dhe shëndetin”. Mesazhi është gjithnjë ai: shëndeti e siguria para së gjithash: duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm e të marrim të gjitha masat e rastit, por… “Mendoj se dikush nuk e bën ose dikush tjetër nuk është duke e bërë…”. Asnjë aludim për Dal Pino e Lega Calcio. Asnjë shfryrje inati, por një britmë alarmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *