• |
ide | kryesore

Inter i përgjigjet Barcelonës për Lautaron: kërkohen lojtarë të tjerë për këmbimin

Sport



Në Spanjë vetëm pak ditë më parë u njoftua mbi propozimin e Barcelonës për Inter, në lidhje me Lautaro Martinez: 70 milionë plus Vidal e Semedo për të arritur në kufirin e klauzolës së zgjedhjes së kontratës me një vlerë prej 111 milionë euro. Sipas Tuttosport në fakt, propozimi i katalanasve është i mirë por jo mjaftueshëm për zikaltrit, që e vlerësojnë Toro 150 milionë euro e si lojtarë në këmbëim preferojnë profile më të reja lojtarësh si Todibo, Alena e Arthur.

Lautaro Martinez nuk është e fshehtë që vazhdon të jetë objektivi i parë për sulmin e Barcelonës në prag të sezonit të ardhshëm. Kampionët e Spanjës kanë gjetur tek “El Toro” zëvendësuesin ideal të Suarez, me Lionel Messi që është kthyer në një sponsor për bashkatdhetarin e tij.

Lautaro me 16 gola të realizuar mes Serisë A dhe Champions e ka bindur Barcelonën ti shkojë operacionit deri në fund, në kohën kur ka edhe armët në duar për të bindur zikaltrit. Semedo dhe Vidal, plus 70 milionë euro dukej një ofertë e mirë, po të kesh parasysh dëshirën e fortë të Antonio Conte për të patur kilenin dhe një forcë e re si Semedo, kur për Candreva vitet kalojnë. Drejtuesit e Suning e kanë vënë për momentin në “stand-by” rinovimin me ish-futbollistin e Racing, kontrata e të cilit përfundon më 2023. Në kontratën me zikaltërit është e pranishme edhe klauzola e zgjidhjes prej 111 milion euro, e vlefshme vetëm për jashtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *