• |
ide | kryesore

Ish-këshilltarja e Ramës emërohet Avokate e Përgjithshme e Shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria miratoi emërimin e Enkeljeda Muçaj në detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Artur Metanin, i cili u zgjodh Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Enkeljeda Muçaj punon si avokate në një firmë ligjore prej vitit 2000. Ajo ka asistuar klientë të huaj dhe vendas që operojnë veçanërisht në sektorin e naftës, gazit dhe minerareve si dhe në industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri.

Në vitet 1998-2000, Enkelejda Muçaj ka pasur edhe një rol si “Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës dhe Rinisë së asaj kohe, Edi Rama. Ajo ka ofruar ndihmë juridike posaçërisht në lidhje me kornizën e re ligjore të ligjit për të drejtat e autorit në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në biografinë e saj.



8 Comments

  1. WOW, sekretarja e nje djalli, Shume e cuditshme, megjith Suksese dhe ke bere mire qe ke ikur se ketu edhe mos jesh *** te bejne rilindasit.

    1. Goxha shkolle nuk kane, njesoj kane. Porse problemi eshte se si rrethi i keshilltareve te KM behet Minister, Avokat Shteti etj. Se si KM i cakton njerzit afer tij ne pika kyce dhe nga ana tjeter propogandon meritokracine ne administraten publike.

  2. Ramen dhe mavite sdua ti shof me sy po per Enkeleden mos hudhni balte kot se esht profesioniste e superkualifikuar dhe goce shum e mire.
    Thoni shyqyr qe nje juriste e zonja mori persiper te beje avokaturen e nje shteti te kalbur si ky i rilindjes.

  3. Po prandaj jemi kaq mire.
    Prandaj iken nafta e mineralet e nuk e di njeri se ku. Prandaj nuk kemi fituar asnje gjygj ne bote se kemi eksperta. O ju qifsha trurin. Se te tjerat i keni vetem per shurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *