• |
ide | kryesore

Kush është shoferi i “Audit” që solli rrotull policinë e Elbasanit

Lajme, Të fundit



Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit. Gjatë pasdites së të mërkurës uniformat blu të qytetit i janë vënë pas një makinë tip “Audi” me targa AA919YM, shoferi i të cilës nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Pasi drejtuesi i mjetit ka pikasur se Policia po e ndiqte, ka braktisur mjetin në lagjen ‘Vullnetari’ dhe është larguar nëpër rrugicat e lagjeve të qytetit. Policia dhe grupi hetimor po ushtrojnë kontrolle tek mjeti i braktisur, ndërsa po kërkohet edhe pronari i “Audit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *