• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse “antiamerikani” Albin Kurti mund të hapë një epokë të re

-Instant, Kryesore



Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të sillet me presionin amerikan për heqjen tërësisht të taksës ndaj Serbisë nga ana e Kosovës.Këtë shkrim nuk e kam nisur thjesht nga çështja e heqjes apo jo, plotësisht apo pjesërisht, së taksës ndaj Serbisë. Më ka shtyrë ta shkruaj nevoja e reagimit ndaj mënyrës arrogante, me të cilën i ngarkuari nga Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ishambasadori në Gjermani, Grenell, kërcënoi qeverinë e sapokrijuar të Albin Kurtit. Më ka shtyrë edhe më tepër aversioni i akumuluar ndër vite ndaj politikanëve shqiptarë që e kanë ndërtuar legjitimitetin e tyre, duke u bërë shërbyes të bindur e hipokritë të të fuqishmëve, për të abuzuar pastaj në mënyrën më të keqe me popullin e tyre. Albin Kurti ka shumë kundërshtarë në konfliktin që ka krijuar, por ata kryesorët nuk janë as amerikanët si Grenell, Pompeo apo Trump dhe as serbët si Vuçiç e Daçiç, por kategoria e shqiptarëve që përmenda dhe kultura dominante që ata kanë përçuar ndër shqiptarë. Janë sjelljet dhe qëndrimet e tyre, si në Kosovë edhe në Shqipëri, që kanë bërë që shqiptarët të mbeten infantilë, të mos zhvillojnë dot mendimin kritik dhe bashkë me të edhe personalitetin, dinjitetin dhe ndjenjën e lirisë të vetes dhe bashkësisë, së cilës i përkasin. Ideja se çdo kërkesë amerikane duhet zbatuar pa u vënë në diskutim, madje as në dyshim, e ka folenë në trutë e shqiptarëve dhe jo të amerikanëve. Edhe mënyra arrogante, me të cilën Grenell kërcënoi një qeveri të sapokrijuar, e ka burimin e parë tek infantiliteti i shqiptarëve.

Po hedh këtu disa teza se pse për t’u rritur duhet të çlirohemi nga disa paradigma që i bëjnë shqiptarët të sillen kështu ndaj SHBA.

Së pari: shqiptarët e Kosovës (por edhe të Shqipërisë) duhet të çlirohen nga paradigma, sipas së cilës pa amerikanët nuk do të kishim Kosovën, prandaj duhet t’u jemi përherë mirënjohës deri në nënshtrim. Për këtë le të kthehemi pak në origjinën e kësaj paradigme: bombardimet e NATO-s, e të shtrojmë pyetjen: pse bombarduan amerikanët për interesin tonë apo për interesin e tyre? Ka shumë të dhëna që tregojnë se, përtej retorikës humanitare, bombardimet u kryen më së pari dhe kryesisht për interesa amerikane. Ndër opinionet më të përhapura është ai se nëpërmjet këtyre bombardimeve justifikohej ekzistenca e NATO-s edhe pas Luftës së Ftohtë, që sipas marrëveshjes (së pashkruar) me Gorbaçovin, do të shkrihej me shkrirjen e Traktatit të Varshavës, pasi kishte lindur pikërisht për t’iu kundërvënë këtij. Ndërkaq, intelektuali më i rëndësishëm amerikan, Naom Chomsky, duke cituar një burim tepër serioz, librin e zyrtarit të lartë të administratës amerikane, John Norris, “Collision Course – NATO, Rusia and Kosova” (Kursi i përplasjes, NATO, Rusia dhe Kosova) me parathënie të Strobe Talbot, nënsekretar i Departamentit të Shtetit për Europën Lindore, jep një tjetër version. Chomsky thotë se, sipas Norris, të cilin Strobe Tablod në parathënie e quan njeriu më i informuar mbi atë se si mendonte në atë kohë administrata e Clinton, bombardimet nuk u kryen për shqiptarët e Kosovës, por pasi Millosheviçi nuk po pranonte ende reformat ekonomiko-sociale që kërkonte Perëndimi për ta futur Serbinë në sferën e influencës së vet. Fakti që amerikanët nuk kanë ndërhyrë në mbështetje të popujve të tjerë që luftojnë për pavarësi dhe shtetin e tyre, siç është rasti i kurdëve, madje i kanë lënë ata edhe në baltë, siç ndodhi së fundi me vendimin e Trumpit, është një nga provat e shumta se amerikanët venë në radhë të parë interesat e tyre.

Pra, nëse do të pranojmë se amerikanët kanë bombarduar për interesat e tyre, konkluzioni i parë që duhet të nxjerrim është se, ndonëse në këtë rast përfituan edhe shqiptarët, për çka duhet t’u jemi mirënjohës, nuk ka pse ta shohim veten vetëm si mirënjohës kurse amerikanët t’i shohim vetëm si mirëbërës. Le të mos harrojmë se shqiptarët e Kosovës i paguan edhe me jetët e tyre interesat amerikane pasi në 10 000 shqiptarët e vrarë, 8000 janë pas bombardimeve, kurse amerikanët nuk kanë humbur asnjë ushtar.

Së dyti: duhet të çlirohemi nga paradigma se amerikanët mendojnë gjithnjë në interesin e shqiptarëve dhe se çdo veprim i tyre është në anën e frontit të së mirës kundër fronti të së keqes. Fakti që në 1999 u përputhën interesat e tyre me të shqiptarëve nuk është provë e mjaftueshme se sa herë që ata u kërkojnë ndonjë gjë shqiptarëve e bëjnë për interesin e të dyja palëve. Pa shkuar në shembuj të shumtë nëpër botë, po përmend një rast që e kemi provuar në Shqipëri: presioni i ambasadorit amerikan Arvizu për të sjellë armët kimike siriane në Shqipëri.

Së treti, shqiptarët vuajnë shumë nga paradigma se po iu kundërvure SHBA-ve, ata të rrëzojnë nga pushteti. Historia tregon se jo gjithmonë ka ndodhur kështu. Venezuela është një nga rastet e fundit. Po ashtu, obligimet që kemi ndaj aleancës së NATO-s nuk duhen barazuar me thënien peqe-lepe çdo kërkese amerikane sepse nuk është kjo sjellja e aleatëve të tjerë shumë më të vjetër e shumë më të pjekur të SHBA-ve. Për të mos përmendur rastin e Turqisë, që mban qëndrime haptazi antiamerikane duke mbetur në aleancën e NATO-s.

Le të kthehemi tani në rastin konkret:

Në rastin e qeverisë “Kurti” nuk kemi të bëjmë me ndonjë qeveri që bën politika antiamerikane, përkundrazi. Atëherë si ta shpjegojmë kërcënimin arrogant të Grenell-it? Duke iu referuar sa thashë më sipër, së pari them se ngulmimin amerikan për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit Kosovë – Serbi duhet parë si interes amerikan. Së dyti, ai duhet vënë në peshoren e dyshimit nëse është në përputhje apo bie ndesh jo vetëm me interesat e shqiptarëve, por edhe të një zgjidhjeje afatgjatë e të qëndrueshme të konfliktit shqiptaroserb. Një zgjidhje e tillë e shpejtë, siç kërkon ta imponojnë njerëzit e Trumpit, do të ishte një ‘jozgjidhje’ me pasoja, siç ishte edhe ideja e ndryshimit të kufijve. Nuk dua të hyj në spekulime se cilat mund të jenë interesat amerikane në këtë rast, por nuk mund të rri pa ngritur dyshime, aq më tepër se deri dje ka pasur dyshime të forta se projekti i ndryshimit të kufijve, që u kundërshtua nga partnerët europianë, vinte nga SHBA. Aq më të mëdha bëhen këta dyshime duke pasur parasysh se shumë aksione të Trump-it janë vënë në diskutim, por edhe në akuzë nga demokratët dhe mediat amerikane. Aq më tepër po të kesh parasysh se njeriu i ngarkuar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Grenell, është cilësuar nga “New York Times” si “i shquar” për ndërhyrje “jodiplomatike” edhe në Gjermani, ndërkohë që “Washington Post” ka ngritur dyshime serioze për mbështetje nga ana e tij, kundrejt pagesës, të autokratëve të korruptuar.

Por shqetësimin dhe dyshimin më të madh unë e ngre duke u nisur nga fakti se qeveria e Albin Kurtit është, ndoshta, shpresa e fundit që u ka mbetur shqiptarëve të Kosovës për t’u qeverisur nga njerëz që i shërbejnë popullit të tyre dhe jo që e nëpërkëmbin atë. Prandaj, nga amerikanët e mirë do të duhet të prisnim mbështetjen e kësaj qeverie për mbajtjen e premtimeve për çlirimin nga shteti i kapur, për luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar e ndërtimit të shtetit të së drejtës. Kurse çka ra në sy në mënyrën më dramatike ishte fakti se i dërguari i Trump-it e injoroi krejtësisht këtë interes madhor shqiptar dhe u duk i gatshëm ta rrëzojë qeverinë “Kurti” vetëm pse nuk iu bind plotësisht një interesi të dyshimtë amerikan.

Panorama



33 Comments

  1. Asnjhere ne historiane e tyre shqiptaret nuk prodhuan dot buken.Tere jeten lypsare me torbe ne Dore dhe”mallkuar ti qe me dhe buke”.
    Lubonja si pjese e ketij populli mosmirenjohes thote”kalova lumin te dhjefsha kalin”
    Se lumi ishte I qete dhe kuajt ishin pa shale,se ju kishit hallin e kuajve dhe Jo Tobin.Vertet ne ja hodhem por kaq ,Tani pirdhuni se ne jemi trima dhe dalim nga vrima.
    Den baba den keshtu kemi qene,kemi kenduar turqisht,greqisht,serbisht,italisht,frengjisht,gjermanisht,rusisht,anglisht etj etj,por kurre dhe kurre NUK kenduam shqip .
    Shembulli I Metes dhe shume pseudo patriote eshte tamam besezgjidhje.
    Arnaut dmth bandit qe grabit karvanet.(fjalori anglez akademia)

    1. Nuk kam deshire qe te komentoj komentuesit por ti more mjeran me pagese apo pa pagese je shembulli i gjakprishurit pafe, komb dhe pa atdhe. Ti, je sherbetori, i cdo te huaji ne dem te atdheut dhe kombit qe si ke patur denbabaden o ADN prishur!
      Arnavut, rrjedh nga osmanishtja dhe ka kuptim, LUFTETAR QE NUK KTHEHET PAS.
      Persa i perket grabitesve te karvaneve osmanishtja perdor disa emra si sinomime si; yunan, sirb, ermeni, gavur, eskiya etj.

  2. Lubonja thotë që nga 10 mijë shqiptarë të vrarë gjatë luftës, 8000 kanë vdekur nga bombardimet amerikane….
    Kjo fjali është shumë e turpshme! Përveçse tradhëti e pastër dmth!

  3. Lubonja me sa duket paska ngrënë një lugë çorbë të prishur….madje nga e njëjta çorbë që ka ngrënë edhe Shkullaku me sa duket
    Edhe ai me atë artikullin që mohonte masakrën e Reçakut na hapi sytë mbi rrezikun anglo-amerikan ….shyqyr

  4. Te Albini unë kam besim vetë….skam nevojë për një të rrjedhur si Lubonja që të më mësojë
    As të më tregojë aleatët e mi jo e jo

  5. Lubonja me ate antiamerikanizem i kalon caqet e logjikes normale. Kurti ka aq mend sa te kuptoj realisht ceshte real politika. Ne te kunderten dihet fati i qeverise Kurti

  6. Ty amerika duhet te te linte ne space dje te vinin ruset dhe te nxirrnin,ti je nje idiot o ljubo po vete albini i kerkoje ndihme amerikes kunder sarbise vetem para 24 oreve,pse albini nuk e zgjidh vete hallet e kosoves

  7. Po ca burri eshte Jurti aman. Ai eshte marjonete e Berlinit i drejtuar kunder interesit strategjik amerikan ne ballkan. Po mire, le ta keshilloje Lubonja te perzere ambadadorin amerikan ne Kosove si levizje “reciprociteti” apo qofte te beje nje “note proteste” ķunder nderhyrjeve amerikane! Jeni ne vete apo jo. Kosova donishte e pavarur edhe pa amerikanet. Injorante analiste.

  8. Komentuesi,duhet ta lexojne mire shkrimin,ta kuptojne ate,e pastaj,te mund te komentojne.Njeri prej tyre thote se Lubonja paska these se gjate bombardimeve jane vrare 10000kosovre dhe 8000,prej tyre prej amerikaneve???!!!???!!! Ku e ke lexuar kete,more idiot?Lubonja shkruan se nga 10000 kosovare te vdekur,8000 prej tyre, jane vrare, PAS BOMBARDIMEVE -Pra,jo prej amerikaneve,por pasi jane bere bombardimet.Nese nuk e kupton,cdo injorant,thkesht duhet te pyes nje njeri,jo aq injorant,sac eshte vete.

  9. O Xogu dhe Kristi….si piçkat më të squta që jeni ktu…ma përktheni pak kët:
    “Le të mos harrojmë se shqiptarët e Kosovës i paguan edhe me jetët e tyre interesat amerikane pasi në 10 000 shqiptarët e vrarë, 8000 janë pas bombardimeve”

  10. Po ne kete faqe te Lapsit,keni nje shkrim :Trump VS Sanders……..Lexojeni dhe do kuptoni qarte qendrimin e amerikaneve,per Kosoven dhe Serbine,dhe presionin qe i bejne edhe Kurtit,bile edhe nepermjet Thacit (njelloj si ne rastin e shkembimit te teritoreve,po perdorin Thacin,qe aktualisht eshte vene krejtesisht ne sherbim te serbeve,qartazi ne tradhetine qe i ben Kosoves).Amerikanet,po perdorin edhe Kosoven,per interesat e tyre te jashtme,por edhe te brendeshme.Ndersa Kjo koreanja,do beje mire ta lexoje edhe ajo arikullin e mesiperm,dhe te shikoje se me shqiptaret,te mos sillet si Grennelli me Kosovaret.

  11. Fjalinë: “Nëse ka të vdekur dhe të shpërngulur në Kosovë ata janë prej bombardimeve amerikane” e ka thënë i pari Sllobodan Millosheviç…

  12. Amerikanët i kemi miq si ujet e paket po su kemi dorezuar kurr celesat e shpis….e as i kemi per non e bab
    Pa merak Toso se nuk ka nevoj njeri per mendt e tuja….aq me pak Kurti

  13. Nuk kam deshire qe te komentoj komentuesit por ti more mjeran me pagese apo pa pagese je shembulli i gjakprishurit pafe, komb dhe pa atdhe. Ti, je sherbetori, i cdo te huaji ne dem te atdheut dhe kombit qe si ke patur denbabaden o ADN prishur!
    Arnavut, rrjedh nga osmanishtja dhe ka kuptim, LUFTETAR QE NUK KTHEHET PAS.
    Persa i perket grabitesve te karvaneve osmanishtja perdor disa emra si sinomime si; yunan, sirb, ermeni, gavur, eskiya etj.

  14. Or Arnavut qe NUK thua Shqiptar 100%.
    The freedom it’s not free.
    Shikoje te lutem ne qitapet e turqise.

  15. Lubonja dhe ju zhgerdhabat e tjera qe shani ameriken… do kishte ardhur serbia me shkumbin e kelysha kurve dhe do ja u kishte zgjatur rracen. Pthuuuuuuuu.

  16. O zhgarravine amerikane, zvarrituni si zhapiku ne vape, servile dhe pa pike dinjiteti, qe i prisni te mirat nga Amerika dhe s’jeni te zotet te ndani te miren nga e keqja.
    Prandaj ai vend s’behet se shumica mendon keshtu si ti. Njerez pa integritet.

    1. Te lumte,Jam krejtsisht dakord ,Ne rast se kerkohet zgjidhje e shpejt dhe e demshme per Kosoven ne RS te shkoj edhe Trumpi edhe aj Gei tjeter

  17. Amerika nuk ka armiq dhe miq te perhershem.
    Amerika ka INTERESA te perhershme.
    Talebanet shembull i shtrire ne kohe:
    1:Miq
    2:Armiq
    3:Miq
    Mirmengjes or interes!!!

  18. Kjo ishte e bukur … Serbia nuk po pranonte reformat socio-ekonomike prandaj e bombardoi. Nderkohe Amerika ka verdalle nje gjys dyzine shtetesh qe nuk pranojne reforma socio- ekonomike dhe nuk ka bombarduar asnjerin. Lubonja e perdor shume mendjen e lehte kur diskuton per Ameriken. Ne kete rast paska cituar njerin qe ka cituar “intelektuali me i rendesishem” Chomsky, se ka dhe raste kur thjesht i referohet filmave te Hollivudit si burim analize. Kete qe ka cituar Chomsky nuk e njohim as une as ti, por Chomsky-t ben mire t’i referohesh per “Strukturat sintaksore” se per analize politike apo ekonomike ka burime shume me te vlefshme.

  19. Grenell eshte nje homosexual i deklaruar, dhe si i tille ka komplekse inferioriteti, sepse ne vend qe tja marrin ne goje femrat jua merr ne goje meshkujve plus perdor organin e jashtqitjes si vagine. Prej kesaj ai tregohet harbut e arrogant i pacipe si i degjeneruar qe eshte me burrat e vertete per tu duk “burre”. Kaq per “mikun Amerikan”.

    Albini veproi shume drejt, nuk u tregua as kokemushke as harbut, por shume i matur e i sjellshem. Nese ai zbythej do humbte te pakten 50% te votuesve sepse do dilte krejt pa diniitet si Kryeminister i vendit te tij. Do humbte cdo besueshmeri si dikush qe ka marre persiper ti vere punet ne vendin qe i takon. Vec kesaj ai nuk eshte si shumica e qeveritareve Shqiptare qe jane “me cene” dmth hajdute e kusare, dhe kane shume gjynahe qe te huajt jua dine ndaj rrine si shkerdhata me lepe peqe se jua bejne mamate e grate pastaj jo ngaqe ju dhemb zemra per miqte. Kurse Albini nuk i ka borxh kujt, nuk ka vjedh dhe nuk e shantazhojne dot.
    Ne nje interviste Putin pati thene se “Amerikanet nuk duan miq e partnere por vasale”. Fatkeqesisht del se ka pasur te drejte. Amerikanet nuk diskutojne te merren vesh me ata qe i quajne miq, por i urdherojne ne menyre harbute me devizen “Do besh c’te them une ose,…te var si Sadamin e te vras si qen sic vrava Ghedafin.
    Me prepotencen e superfuqise se vetme krijoi lumenj gjaku ne Lindjen e Mesme, me miliona te vrare e miliona te tjere me torbe ne krah si refugjate pa pleng e pa shtepi ku te shkojne.
    Si i thone asaj te rrime shtrembet por te pakten te flasim drejt.
    Dhe se fundi, duhet ta kuptojne disa naive se ne politike e ne maredheniet ndershteterore nuk ben njeri “sevap”, por vetem per interesat e veta. Ka perputhje interesash por kjo sdo te thote se ato jane te perhershme. Shtetareve tane i takon te mbrojne interesat tona karshi kujtdo tjeter, pasi per kete zgjidhen, e pastaj ta mbajne mire edhe me miqte..

  20. Fotot e presidentit meta me banden kriminale hajri troplini,tregojne fytyren reale te dyshes mafioze salih-meta,ku salihu ka nxjerre zagarin Qim peka qe ta mbroje,ju gjithologet e lapsit do flisni per keto foto para dy vjetesh

  21. Ka shumë gjëra që Lubonja në shkrimet e tij i afrohen të së vërtetave, por fatkeqësisht, i ndikuar nga edukimi i hershëm komunist, ka mjaftë gjëra që i shikon me subjektivitet në varësi të bindjeve të tij të majta.
    Lubonja ngre shpesh në shkrimet e tij antipatinë për SHBA se është një shtet i fuqishëm që lufton për interesat e tij, e ndërkaq përgëzon Albin Kurtin se ai lufton për interesat e kombit të tij.
    E para e punës, krahasimi është tepër naiv.
    Vihen kundrejt njeri tjterit një lider majtist shqiptar që akoma nuk është provuar në pushtet e që do të qeverisë shtetin e ri akoma të pa njohur nga OKB, Kosovën me më pak se 2 milionë banorë me liderin Trump, president i një shteti me hapsirë kontinentale e me 370 milionë banorë, që sigurisht ka interesat e qytetarëve të tij në politikën e mbrendëshme, por edhe ka qenë gjithmonë një shtet antikomunist në politikën e jashtëme.
    Lubonja bën krahasimin midis shqiptarëve e kurdëve sa i takon ndarjes së tyre në shtete të tjera.
    Padyshim se është një padrejtësi e madhe, që kurdët nuk lejohen që të ndërtojnë shtetin e tyre të përbashkët, por të mos harojmë se liderët e lëvizjes për krijimin e shtetit kurd, ishin komunistë të deklaruar (PKK-Partia komuniste kurde e Oçalan) e është kjo arsyeja që ata nuk e patën mbështetjen e qeverive apo presidentëve të SHBA, pasi nuk ishte në interesin e shtetit antikomunist amerikan, që në gadishullin e trazuar arabik, të krijohej një shtet komunist.
    Le të hidhemi tani me problemin e Kosovës.
    Lubonja na përmend ca konsiderata të ndonjë Kimski apo të analistëve të majtë europianë për bombardimet e Sërbisë.
    Përse nuk i referohet marëveshjes së Rambujesë ?
    Në ate takim shqiptarët përfaqësoheshin nga presidenti Rugova dhe nga disa komandantë të UÇK si Thaçi që vinin nga formacione marksiste politike.
    Nëse Thaçi do të vazhdonte në këmbëngukjen e tij për të mos pranuar asnjë marëveshje me serbët, dipllomacia amerikane nuk do të vazhdonte të merej me Kosovën .
    Vetëm kur Thaçi u bind, e dobiçi i ngeli në derë Millosheviçit, atëhere u krijuan kushtet për ndërhyrjen e NATO-s në Serbi.
    Lubonja e komenton ndërhyrjen e NATO-s si veprim në interes të SHBA.
    Po për shqiptarët nuk paskej qenë me interes që kauzës së tyre për pamvarësi e liri ta mbështeste NATO e SHBA ?

  22. Shpellkare dilini mbroni meten revolucionar,per fotot qe media ka bere publike me bandat e krimit dhe droges qe meta beri me hajrin e troplinin dhe koka qe kercenon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *